Alibeaj kërkon seancë tjetër plenare më 19 dhjetor: Aktet dhe projektligjet s'duhen kaluar fshehurazi! Mazhoranca të reflektojë

16 Dhjetor 2022, 10:55| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 14:05

  • Share

Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që seanca e fundit plenare të jetë më 22 dhjetor. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve thotë se mund të ketë edhe një tjetër, të hënën, më 19 dhjetor në mënyrë që të mos kalojnë aktet dhe projektligjet pa u diskutuar në mënyrë të detajuar. 

Po ashtu u shpreh se volumi i madh në një seancë të vetme dëmton të drejtat e deputetëve. Në fjalën e tij para gazetarëve u shpreh se aktet dhe projektligjet nuk duhen kaluar fshehurazi dhe i bën thirrje mazhorancës që të reflektojë e t'i japë mundësi deputetëve dhe publikut që të njohë aktet. Megjithatë mbetet për t'u parë nëse kërkesa e opozitës do të merret parasysh pas mbledhjes në orën 15:00.

“Nga ana e konferencës ishte propozuar që të ketë një seancë të vetme, të fundvitit, ajo 22 dhjetor dhe ajo që është e habitshme është se aktet propozojnë të ishte i madh, 20 e më tepër akte e projektligje që pretendohet të diskutohet në një seancë të vetme. Janë jo pak por 15 projektligje por dhe vendime të tjera të rëndësishme të Kuvendit.

Sot i kërkova bashkë me kolegët e opozitës që kjo mënyrë e përcaktimit të këtij volumi kaq të madh veprimtarie në një seancë të vetme është strategji që dëmton të drejtat e deputetëve. Ka kohë kalendarike që ky parlament të ketë seancë  të hënën ose të enjten e javës tjetër. Kalimi fshehurazi dhe shpejt duket se është praktikë e qeverisë dhe parlamentit.

Të ketë një seancë tjetër të hënën. Patëm diskutime, në fund mazhoranca u tërhoq dhe sërish do të bëmë mbledhje sot në orën 15:00. Dua të them publikisht se çfarë propozova në Konferencën e Kryetarëve. Ky parlament nuk duhet të jetë noter banal i qeverisë. Akte të rëndësishme që kanë impakt publik të mos u jepet koha e nevojshme deputetëve dhe publikut për tu njohur, diskutuar e analizuar. Ky është propozimi që unë kam bërë. Jemi në pritje që sot mazhoranca të reflektojë dhe t’i japë mundësi publikut për t’u njohur me këto akte”, tha Alibeaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?