Ali Asllani, lufta dhe përpjekja për
 të kapërcyer “njollat në biografi ”

28 Shkurt 2016, 07:43| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Nuk e mbaj mend mirë se kur jam takuar për herë të parë me Ali Asllanin. Ka mundësi që të ketë qenë nga fundi i viteve 50, kur sapo kisha kryer studimet e larta dhe punoja tashmë në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Fakti që nuk e mbaj mend takimin e parë me poetin shpjegohet me rrethanat dhe mentalitetet e kohës. Ndofta, nuk i kam dhënë rëndësi dhe s’e kam marrë për gjë të madhe jo vetëm pse isha i ri, por edhe pse brezi ynë, i edukuar me frymën militante të ditës, nuk tregonte ndonjë vëmendje të veçantë ndaj shkrimtarëve të gjallë të traditës.

Ata na dukeshin si etapa të kapërcyera, ndërkohë që lidhjet tona shpirtërore i kishim kryesisht me letërsinë bashkëkohore. Ka, megjithatë, dhe një shpjegim tjetër pse ai takim më ka kaluar pa lënë gjurmë. Atje ku punoja, kisha të bëja për ditë me disa nga personalitetet e letërsisë shqiptare të traditës. Dhe këta si duket më mjaftonin.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?