Ali Ahmeti

Ali Ahmeti ftohet nga Gjykata Speciale në Hagë si dëshmitar

22 Korrik 2020, 22:02| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 22:04

  • Share

MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. Ai thekson se është mbështetës i drejtësisë joselektive dhe në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit.

“Sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time. Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë. Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, shkruan Ahmeti.

Komento

Komente

  • Kadri: 24/07/2020 09:16

    Por bistanca Pooo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?