Alfred Lela

Alfred Lela i kërkon llogari Yuri Kim, pse nuk fton Berishën në festën e saj: Ti moj zonjë e ke personale me të, e ktheve Shqipërinë në Alkatraz

22 Qershor 2023, 18:43| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 18:44

  • Share

Zëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, ka bërë një shkrim për largimin e ambasadores Yuri Kim, të cilës i mbaroi mandati.

Njësoj si punëdhënësi i tij, Lela sulmon Yuri Kim, madje e akuzon pse nuk ka ftuar Sali Berishën në festën për largimin e saj.

Tani Lela- që vite paralajmëronte se në Tiranë do të vinte një ambassador, Arvizu, që do ishte mik i Berishës, gjë që nuk rezultoi ashtu- ose është budalla, ose shkruan gjërat që do Berisha të shkruajë, se ndryshe nuk mund të shpjegohet fakti që kërkon nga Yuri Kim të ftojë në Ambasadën amerikane, një persona që Amerika e ka shpallur non grata.

Shkrimi i zëdhënësit Lela

Sot në mbrëmje, Yuri Kim feston me të ftuarit e saj Independence Day, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është 4 korriku i saj i fundit në Shqipëri dhe mungesat në festë dëshmojnë se si Ambasadorja po e jep lamtumirën. Në kremtim do të mungojnë eksponentët e lartë të opozitës reale, por do të jetë opozita e emëruar, përfshirë këu, me gjasë, edhe ish-kryetarin e dorëhequr, më pas të rikthyer, të PD së vulës, Lulzim Basha. Ky fragmentarizim i opozitës dhe çimentim i pushtetit, do të jetë edhe trashëgimia më e zëshme e zonjës Kim në Shqipëri. Edhe pse, siç mund të thonë dashamirët e saj, ajo nuk veproi në kokë të vet, por e kishte ‘direktivë nga lart’, sërish interpretimi që i bëri kësaj direktive ishte në kufijtë e së mjerës.

Katastrofa e peizazhit, për ata që duan ta shohin, është para syve: në zgjedhjet e fundit vendore, pavarësisht një harte 'dërrmuese', u pa qartë se qeveria socialiste nuk gëzon konsensus. Zëvendësimi i këtij konsensusi popullor me gëzimin e mospjesëmarrjes në zgjedhje të shqiptarëve, është një mjerim i dytë. Nuk ka ndonjë kryeministër në Europë, senator, kongresmen apo president në ShBA, që u bën thirje qytetarëve të mos votojnë por të rrinë në shtëpi, dhe i falenderon pas zgjedhjeve që nuk kanë dalë.

Kjo është siguresa që, me ndihmën e Ambasadores Kim, Edi Rama i hoqi bombës që siguron paqe dhe konkurencë në shoqëritë demokratike: rotacioni nëpërmjet një gare pjesëmarrëse dhe përfshirëse, e themeluar mbi idetë dhe alternativat.

Përpjekja e Ambasadores për të ndërtuar një Alkatraz politik dhe për ta vendosur opozitën në të nëpërmjet forcës dhe jo procesit, ka ndërtuar atë rezultante demokracie që shohim sot në Shqipëri. Frika e disave dhe oportunizmi i të tjerëve për ta dëshmuar dhe kritikuar këtë si vepër në të cilën zonja Kim ka marrë pjesë, është padyshim gjëja më joamerikane që, born again pro-Americans i kontribuojnë debatit publik në Shqipëri.

Volens non volens ata janë autorë, bashkë me zonjën Kim, të atentatit që i është bërë procesit demokratik në vend.

Me sa duket, as Ambasadorja dhe as ata, nuk e shfaqin këtë empati për publiken dhe as pendesën që vjen me të. Kjo u duk në konferencën e lamtumirës të zonjës Kim dje. Pasi lajmëroi pozicionin e ri në Departmentin e Shtetit, ajo shtoi se Shqipëria do të ishte pjesë e punës së saj edhe në vijim “u pëlqen apo jo disave”. Fraza duhet interpretuar si vazhdim i luftës kundër opozitës (me opozitë kuptoni atë bllok politik që siguroi mbi gjysmë milioni vota në 1.3 milion votues - pavarësisht se i pati kundër të gjithë përfshirë Ambasadoren).

Në gjuhën e Ambasadores, ky është poor judgment. Në shqip, me inkursionine saj cinik, duhet të kuptojmë se ajo mori një agjendë diplomatike dhe e ktheu në personale. Ky, sigurisht, është qëmtimi i një editoriali dhe nuk ka vlerë tjetër veç konstatimit, por nëse përmasa e kësaj nuk kapet dhe nuk analizohet në Departamentin e Shtetit, proceset demokratike në Shqipëri do të vuajnë trashëgiminë e Yuri Kim.

Thënë ndryshe, ajo do të jetë e larguar, por dëmi i saj do të vazhdojë./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fadili: 23/06/2023 04:01

    Doli dhe ky hibridi mutant!!

    Përgjigju
  • Iris: 23/06/2023 01:26

    /Hej,kalamaja,pse nuk luani dhe ju me Saliun?/-keshtu tingellon ky Lela, kur kerkon qe Saliu te ftohet ne party.Z.Lela pyete vete Saliun tend,pse jane /allnuar/ te gjithe me te.

    Përgjigju
  • Lui: 22/06/2023 22:27

    O toci me duket se paske semundje te rheksuar servilizmi salient eshte I padeshiruar ne amerike dhe nuk mund te ftohet nga instuticionet shtetrore pa u rehabilituar nga nje gjykate ose sherbimet perkatse sic u be me modin e indise

    Përgjigju
  • Arbeni: 22/06/2023 20:08

    Tani e kuptova se je njeri kot , tip servili,sikurse i ka qejf Berisha.

    Përgjigju
  • Edi: 22/06/2023 19:16

    E mos u merzit se e therret Safeti Saliun ty Shkerdhenin dhe sakaten

    Përgjigju
  • Luli: 22/06/2023 18:58

    Nuk mund te jesh gazetar, pa qene qytetar. Si mund te ftoje nje person te shpallur non grata nga shteti te cilit ajo i sherben?

    Përgjigju
  • agim: 22/06/2023 18:54

    Mekerr cjapi lela e nxori gjuhen.Eshte i pa nivel dhe me marre n je page leehe budalleqe qe as femijet nuk i degjojne.Turpi i vendit qe ka cjepe te tillee.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?