Alexei Navalny, OBSH dhe Greta Thunberg

Alexei Navalny, OBSH-ja dhe Greta Thunberg nominohen për çmimin Nobel të Paqes

31 Janar 2021, 17:09| Përditesimi: 31 Janar 2021, 17:23

  • Share

Kundërshtari i Putin Alexei Navalny, OBSH-ja dhe aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg janë midis të nominuarve për Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2021.

Mijëra njerëz, duke filluar nga anëtarë të parlamenteve në mbarë botën e deri tek ish-fituesit kanë mundësinë që të propozojnë kandidatë për këtë çmim.

Sipas një sondazhi të Reuters për ligjvënësit norvegjezë, në listën e të nominuarve përfshihen Thunberg, Navalny dhe OBSH për programin e tij COVAX për sigurimin e vaksinës anti-COVID për vendet e varfëra.

Greta Thunberg është emëruar si një ndër zdhënëset kryesore në luftën kundër krizës së klimës, ndërsa Navalny është emëruar nga akademikët rusë për përpjekjet e tij për demokratizimin paqësor në Rusi.

Në listën e të nominuarve janë të përfshirë, ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump, NATO dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Fituesi i çmimit Nobel të paqes do të shpallet në nëntor.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tur: 31/01/2021 22:45

    hahahahahah ishalla e fiton ermal mamaqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?