Alessandro Castriota Scanderbeg, drejtori, Dorian Koçi, gjatë vizitës në Muzeun Historik Kombëtar

Alessandro Castriota Scanderbeg viziton Muzeun Kombëtar, premton prurje arkivore

5 Maj 2018, 20:53| Përditesimi: 5 Maj 2018, 21:15

  • Share

Alessandro Castriota Scanderbeg i njohur si një nga pasardhësit e Heroit tonë Kombëtar në kuadër të organizimeve për vitin jubilar të Skënderbeut ka vizituar Muzeun Historik Kombëtar.  

Alessandro Castriota Scanderbeg u tregua i gatshëm të bashkëpunojë dhe të kontribuojë me çdo objekt dhe dokument, që ka në zotërim, për organizimin e një ekspozite apo konference shkencore me Muzeun Historik Kombëtar.

Dorian Koçi, drejtori i Institucionit

Për këtë ka shërbyer edhe një vizitë e tij në Pavijonin e Mesjetës të muzeut, por dhe një takim me drejtorin e institucionit Dr. Dorian Koçi. Faktet historike mbi figurën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu, ishin kryefjala e kësaj vizite.

Alessandro Castriota Scanderbeg gjithashtu shprehu entuziazmin e tij për këtë vizitë në muze dhe falenderoi drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën konstruktive që realizuan.

 ( Alessandro Castriota Scanderbeg, drejtori i institucionit, Dorian Koçi, duke vizituar Muzeun Historik Kombëtar  )

Komento

Komente

  • E çuditshme: 06/05/2018 06:45

    Se si flasin me kaq patriotizëm dhe kundër regjimit osman dhe akoma e thërrasin me emrin që po ai regjim që e rriti dhe e bëri me emër...pak kontradiktore kjo punë...por them që po mos të ishte per osmanët,Skënderbeu sot sdo te nihej nga askush...1:0 x osmanët

    Përgjigju
  • Qamil: 05/05/2018 23:37

    Nuk ka mbiemër Castriota por Kastrioti! Emërtimi “Kastriota” është në rrasën thirrore për të kujtuar e treguar shumësin psh: -O Kastriota! ose -O Kastriotë! , si: -O Kastriotë të nderuar! etj. Ndërsa Kastriot-i është rrasa emërore nga ku edhe mbiemri. Thuajani këtij miku ( gjithnjë nqse është e vërtetë se ka një mbiemër të tillë ), ta ndërojë me Kastrioti ose dhe në italisht, Castrioti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?