Alergjitë e stinës, si të trajtohen përmes bimëve mjekësore! Specialisti Ylli Merja jep këto këshilla efikase

21 Mars 2022, 13:48| Përditesimi: 21 Mars 2022, 13:51

  • Share

Faktorët klimaterikë si, ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia, ndotja e ajrit bashkë me ngrohjen e motit dhe çeljen e luleve në pranverë ndikojnë në shfaqjen e problemeve të alergjive.

Alergjitë janë sëmundje sezonale, kronike, që nuk duhen nënvlerësuar, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për organizmin dhe nga pakujdesia dhe moskurimi, kalojnë deri në ekzema të lëkurës, probleme të frymëmarrjes, etj.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja u ndal pikërisht në shkaqet, simptomat dhe trajtimin e kësaj patologjie. 

Sipas specialistit Merja, shpesh herë shenjat mund të ngatërrohen – “nëse do të mendojmë kollë, teshtitje, rrufë pa temperaturë, jemi në kuadrin e një alergjie e cila është një reaksion zinxhir”. Çdo person duhet të tregohet i kujdesshëm për të kuptuar se cili mund të jetë shkaktari i një alergjie. Disa nga simptomat më të shpeshta të alergjisë janë: tështima të shpeshta, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, kollë e shpeshtë pa temperaturë, puçrra dhe kruajtje në lëkurë, enjtje ose skuqje në lëkurë, lotim sysh dhe kruarje sysh.

Disa nga shkaktarët kryesorë të alergjisë: ulja e rezistencës së organizmit, ekspozimi i shtuar përballë alergjenëve të ndryshëm, çrregullime të histaminës në trup, myku i brendshëm në organizëm por edhe myku ambiental, parazitët ne organizëm, etj.  

Trajtimi me bimë mjekësore është mjaft efikas, në varësi të problematikave që shfaq çdo person nga alergjitë stinore:

- Nëse keni kruajtje dhe skuqje të syve përdorni kompresa me kamomil dhe lule kokoçel, ose shtypni një hudhër dhe lyeni kapakët e syve nga jashtë. 

- Nëse keni teshtima bëni avull me çaj sinoziti, dafina është mjaft efikase si dhe propolisi me rigon.

- Nëse hundët bllokohen, merrni 1 ose 2 pika vaj dafine vendosini midis hundës dhe buzës së sipërme dhe do të vini re që menjëherë frymëmarrja do të lirohet.

- Për mykun përdorni trumzë, rigon, gjethe ftoi dhe gjethe muçmolle të cilat janë mjaft efikase.

- Nëse keni kruajtje të lëkurës, përdorni një spray për puçrra ose ekstrakt helikrisiumi. Mund të konsumoni në përditshmërinë tuaj çaj kamomili, çaj livando ose çaj bar blete.

- Nëse keni vështirësi në frymëmarrje përdorni propolisin me rigon dhe një çaj për zbutjen e kollës. Çaji për zbutjen e kollës përgatitet fare lehtë në shtëpi duke zjerë në 1.5 litër ujë 1 dorë gjethe mëllage dhe 1 dorë hithre dhe konsumoni 2-3 gota në ditë. Gjithashtu mjaft efikase është të konsumoni nga një lugë përzierje të qepës së kuqe të grirë imët me hudhër të shtypur dhe mjaltë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?