Aleksandër Vuçiç: Do të lejojmë eksportimin e grurit në Shqipëri! Rama e paralajmëroi dje: Do të bëhet përmes 'Open Balkan'

14 Mars 2022, 16:02| Përditesimi: 14 Mars 2022, 17:44

  • Share

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se Serbia do ta lejojë eksportimin e grurit me Shqipërinë dhe me vendet e tjera të rajonit, pas vendimit që ishte fillimisht për bllokim të eksporteve.

 “Kemi grurë, vaj, misër që po kërkohet gjithnjë e më shumë. Ne kishim nënshkruar kontrata me shpejtësi të pabesueshme vetëm për 350 mijë tonë grurë, i thashë qeverisë: “Të lutem ndalo”, që ta ruajmë për qytetarët tanë dhe ne kemi mjaft. Do të lejojmë së shpejti eksportin e grurit në Shqipëri, kështu do të jetë edhe me vendet e tjera të rajonit”, tha ai.

Ky vendim i Vuçiç u paralajmëruar dje nga Kryeministri Edi Rama, i cili tha se po negociohet me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza. Rama tha se kjo do të bëhet përmes 'Ballkanit të Hapur'. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur çmimi i miellit është rritur në vend për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

5 ditë më parë Serbia mori vendimin për ndalimin e eksporteve të grurit, misrit, miellit dhe vajit të gatimit, si masë për ndalimin e rritjes së çmimeve të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eni: 15/03/2022 02:22

    Politikan i madh. Ju lumt z. Rama.

    Përgjigju
  • Paul: 15/03/2022 02:03

    QEVERRIA DUHET TE MARRE MASA QE FERMERET TE MBJELLIM GRURE ,,,,KEMI TOKA BOLL,,POR FSHATARET I KANE ZENE ME SHTEPI,,,DUHEN KESHILLUAR FSHATARET NGA QEVERIA QE TE NDERTOJNE SHTEPITE NE KODRA, ,OSE NE RREZE TE KODRAVE,,,DHE TI LENE FUSHAT E LIRA PER TE MBJELLE GRURE,,MISER,E PERIME...VETEM KESHTU DO KEMI TOKE TE BOLLSHME PER TE MBJELLE,,,PO TE SHIKONI HARTEN E SHKODRES DHE FSHATRAT PERRETH,,SHIKONI SE SHUME FSHATRA JANE NDERTUAR NE FUSHE,,KUR SHUME AFER KANE KODRAT...

    Përgjigju
  • BENI: 14/03/2022 22:42

    ORE gomere komentues,,,te mbajme maredheniet e mira me serbine,,,qe te mos ngelemi me koceket bosh,,,,ne kete situate edhe nje kile grure na sherben.....////serbine e kemi afer dhe kosto e grurit eshte e ulet,,,po ta marrim nga vende te tjera do e paguajme sa frengu pulen....

    Përgjigju
  • Korca: 14/03/2022 20:32

    Nuk thoni shyqyr qe do siguroni buken se e gjithe Evropa do vuaje. Po Evropa qe merr gazin Rus dhe qan me lot se mos ja mbyllin rubinetin, do te thote qe eshte pro Putin!

    Përgjigju
  • Serbi: 14/03/2022 19:57

    Je me Serb se serbet

    Përgjigju
  • Taras Bulba: 14/03/2022 19:08

    Hani se ju behet gjak e dhjame o cecenet e Berish+Mete +Bashe

    Përgjigju
  • Dhjetoristi: 14/03/2022 18:44

    As më shumë e as më pak por këta të ashtuquajturit patrioto-sovranistë sot kur flasin sjellin ndermënt kohën e Enverit që thoshte bar hamë e dorën nuk e shtrijmë,s'kanë faj si ish fanatikë - komunist e sekretarë partie ashtu si dikur për parimet berishiste janë gati të bëjnë gjithçka dhe popullin t'a vdesin për bukë e Shqipërinë t'a djegin e mbulojnë me gjak si në 97 kur populli e vrisnin e Millosheviçin e furnizonin me naftë për tanket serbe.

    Përgjigju
    • Mik: 15/03/2022 08:33

      Nje debat i madh eshte hapur ne Itali per varesine e dritherave nga nje vend i vetem. Po ashtu edhe luledielli per vaj nga Ukraina. E quajne gabim te madh te politikaneve te 10 viteve te fundit. Po ashtu edhe ne vende te tjera te Evropes. Kan shume per te mesur evropianet nga njerez si ty qe te çkomunistizohen dhe te behen demokratik si ty. Te shplafte mortja, per ligesine qe ke brenda ne shpirt

  • AltinTop: 14/03/2022 18:38

    Propaganda Pro-Ruse vazhdon punen ne shqiperi…Bravo Rama.

    Përgjigju
  • Arbërori: 14/03/2022 17:58

    O Zohuni o Shqiptarë, zgjohuni dhe ta largojm të keqen se na mori lumi

    Përgjigju
    • Riku: 15/03/2022 08:03

      @Arditi vlla kthjellohu pak nuk ke komentuar ne nje lajm qe flet per rritje rroge por ne nje lajm qe flet qe dikush po te mban me buke...e kur ky eshte serbi behet edhe me e komplikuar...mgjthate ne kohet moderne ne disa ferma si kjo e jona lopeve ju vene perpara syve disa imazhe ne forme Bari jeshil ndersa realisht hane pras... shyqyr qe ti nuk ke asgje para save :))))

    • Arditi: 14/03/2022 18:30

      E keqja ju largua Shqiperise kur u zgjodh Edi Rama edhe u pordh Sali Berisha

  • Tosi: 14/03/2022 17:29

    Ndersa targeton si "turp", "tradhetare", "pro ruse apo Putiniste", qytetaret qe protestojne ne shprehje te lirise se tyre qe e garanton Kushtetuta, me ane tjeter i bie gjoksit si i rreshtuar i cartur i NATO apo SHBA, kurse na del dje dhe sot me mufken qe Serbia do te lejoje grurin e Rusise per ne Shqiperi?! Dhe kete e quan si triumf i patriotizmit!!! Ketej vesh callmen e turkut dhe me ane tjeter ben davane e kaurit! Hajde b(sh)urre shteti hajde.

    Përgjigju
    • Csbenk: 14/03/2022 18:24

      Komenti me i spikatur qe kam lexuar sot. Pershendetje.

  • loje e pistë: 14/03/2022 17:11

    loje me piste me dy porta e Shqipërisë, nga nje ane me perëndimin dhe ne anen tjeter me Rusinë, dihet boterisht qe Serbia grurin e merr nga Rusia.

    Përgjigju
    • Arbëri: 14/03/2022 18:02

      Ky tradhtar nuk ështé shqiptar, por vetëm një shqipfolës i pështirë

    • Ani: 14/03/2022 17:54

      Se c'lidhje ka te mbeshtesesh Ukrainen e te besh politike te sigurosh ushqim me popullin. Njerezit si ty meritojne ti lesh te ngordhin per buke, per cdo gje vetem te villni vrer dini.

  • Emigrati: 14/03/2022 17:09

    E paealajmroi apo ju lut prodhojm naft dhe e blejm jasht vendi kemi prodhuar grur per gjith ballkanin dhe e blejm sot po pak e kan shqiparet smarrin vesh kurr

    Përgjigju
  • Vsvsh: 14/03/2022 16:58

    Ja se cfare do te ule cmimet perkohesisht deri sa te sheshoje protesten ky KM yne dhe te lartesoje ne majat e propagandes gomareske 7 pikat e mashtrimit. Kur serbia mer jahu na jep grure per te “ndihmuar” kete ftirbithen tone, imagjinoje se ku ka ngel puna. Per kete nuk duhet ndaluar derisa te hiqet ky bq dhe e gjithe klasa politike. Cfare ka ngelur ne kete pike, jane mercenaret serbe ne borderone e Edvin bq. Shpresoj qe ushtria te beje punen e saj ne ate skenar. Tani, qe ta kuptoj une kete…serbia na vjedh token dhe fushen per te rritur grure qe te na e shese ne? Sa e cuditshme. Kot kurjoz, di kush se sa eshte kerkesa totale e tregut Shqiptar per grure? Sa eshte importi total (ne ton)?

    Përgjigju
    • @@and: 14/03/2022 21:26

      Puna ka ngel se s'prodhohet asgje me ne vend. Gjithe fushat u zaptuan me ndertime pa pike rregulli e leje qe kur erdhi sala e shkaterroi shtetin e ligjin. As Edi e askush nuk ka kellqe ta rrasi pas hekurave. Te gjithe pushtetaret pas tij s'kane bere asgje por shijojne kaosin per te vjedhur sa me shume per vete.

    • @and: 14/03/2022 18:30

      Te gjithe pjeshkat propagandistike Edviniste, perfshi dhe edvinken vetem thone fajin e ka saliu. Meqe e ka dhe qe e dime se e ka, pse e lini te lire mre jahu? Jepi nje mesazh atij veshgjatit tend qe ke per siper, vetem arrestimi i sali Berishes dhe denimi maksimal i tiji do tregonte Edi Ramen si nje burre shteti te vertete. Ka kellqe? Ama ta dergoje saliun ne 313 dhe ne spac pastaj.

    • and: 14/03/2022 17:57

      Ata mercenaret serb gjeji te borderoja e Sali kriminelit dhe tradhetarit qe i ka fut ne familje e ka punuar gjithmone per ta.

    • Agimi: 14/03/2022 17:49

      Sa te poshter jemi po 90 perqint grurin e prodhonim ne vent apo rezervat Dulla kish shum te kqija po ca i kish shum te mira

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?