Foto ilustruese e filmit

‘Aleksandër’, historia e një mekaniku të flotës detare që arratiset nga Shqipëria në ’90! Dokumentari i Ardit Sadikut përfaqëson Shqipërinë në Çmimet ‘Oscar’

26 Shtator 2023, 12:16| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 12:22

  • Share

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka njoftuar se Shqipëria, në edicionin e 96-të të Çmimeve “Oscar” do të përfaqësohet nga Ardit Sadiku, me dokumentarin ‘Aleksandër’ që do të konkurrojë në kategorinë “International Feature Film”

Komisioni që ka përzgjedhur fituesin, i ngritur në 23 gusht të këtij viti kryesohet nga Arben Lami dhe ka si anëtarë: Gerta Qurkun, Eno Milkanin, Genc Përmetin dhe Florenc Papas.

Çmimet “OSCAR” do të akordohen nga The Academy of Motion Pictures Arts and Sciences në ceremoninë e përvitshme, më 10 mars 2024.

Subjekti i dokumentarit

Kjo është historia e mekanikut të flotës detare Aleksandër Gruda, i cili në vitin 1990 rrëmbeu një anije luftarake dhe u arratis nga Shqipëria. Liria për të dhe familjen e tij, erdhi vetëm në këmbim të një sakrifice të madhe.

A.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?