Gazmend Bardhi

Aleatët tradicional dhe jo vetëm të PD mund/duhet të marrin pjesë në Kuvendin e 2 shtatorit!

30 Gusht 2023, 19:32| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 19:34

  • Share

PD ka qenë, do të jetë e do të mbetet partia më e madhe opozitare dhe përfaqësuesja kryesore e të Djathtës.

Kush nuk mendon kështu, thjeshtë nuk don të pranojë realitetin dhe nuk i shërben opozitarizmit. PD, hyn në Kuvendin e saj me datë 2 shtator në një moment historik jo vetëm për shkak të krizës që ka pësuar këto kohë, por edhe me misionin e saj për të qenë alternativë qeverisëse.

PD është e mbetet partia më e madhe opozitare e për këtë arsye ajo ka misionin e saj që të bashkojnë të gjithë elementët opozitar qoftë në nivel partiak, por edhe në nivel qytetarësh duke u dhënë hapësirën që ju takon individëve, shoqatave, intelektualëve, profesionistëve me misionin që së bashku të jenë alternativë qeverisëse dhe ta kthejnë vendin në kushtet e një normaliteti qeverisës.

Prandaj, është momenti që edhe subjektet e tjera opozitare të jenë të ftuara e të marein pjesë në cilësinë e të ftuarit, por edhe si partner të kauzave politike në Kuvendin e 2 shtatorit.

Madje, subjektet e tjera opozitare këtë herë kanë një arsye më shumë që të jenë partner me PD, përderisa kuazat e tezat e Bashës janë edhe tezat e tyre siç është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, hapja e listave apo edhe mundësitë për të rishikuar ndryshimet kushtetuese që do t'i jepnin një frymë më të gjerë jetës politike në vend duke ndihmuar kështu në demokratizimin e jetës politike pa imponime e për pasojë duke shëndoshur më shumë demokracinë shqiptare.

Të përjashtuarit janë ata që kanë probleme me linjën euro-atlantike si dhe me filozofinë e re politike që do të jetë baza e zhvillimit politik të PD deri në zgjedhjet e ardhshme kurdo qofshin ata. Bashkëpunimi i sinqertë dhe qëllimi për të ardhur në pushtet duhet të jenë linjat e guidës mes PD dhe aleatëve të saj.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?