Nje perfaqesuese e Aleances per mbrojtjen e Teatrit

Aleanca për Teatrin tjetër kallëzim në SPAK për Veliajn: Shoqëria aksionare e ndërtimit për interesa personale

5 Janar 2021, 11:50| Përditesimi: 5 Janar 2021, 12:08

  • Share

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar sot në SPAK një tjetër kallëzim për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nënkryetarin Arbian Mazniku dhe Këshillin Bashkiak, duke kallëzuar krijimin e shoqërisë aksionare të ndërtimit.

Në denoncim ata akuzojnë Veliajn për shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. 

“Fillimi i ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej nesh për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, prashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar  nga neni 259 i K.Penal “Korruspiono pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nëno 260 i kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, thuhet në kallëzim.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?