Sali Berisha, Evi Kokalari dhe Ilir Meta

Aleanca Berisha-Meta, Kokalari: 'Non grata' po detyron demokratët të shesin shpirtin te djalli

11 Shtator 2023, 22:54| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 23:04

  • Share

Kritikja e Sali Berishës, Evi Kokalari ka bërë sërish akuza ndaj kreut të Foltores dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta për koalicionin "Bashkë Fitojmë". Sipas saj, Bashkimi i foltores me Metën, është i njëjtë sikur të shesësh shpirtin te djalli. 

“Prapë me “Bashkë Fitojmë” ju? Seriozisht, ju nuk kuptoni ç’do baza e ç’duan Shqiptarët. Nejse, baza do bashkohet përpara 2025 po këtë nuk do ta bëj koalicioni juaj me Metën. Foltoristë – ju keni shitur shpirtin tek djalli, ai djall që ju fundosi në 2013 dhe në 14 Maj!

E me që ra fjala, shumë primitive dhe në mikëpritje, i dhatë një buqetë lulesh Berishës, e nuk i dhatë Metës. Pse e ofendoni në këtë farë feje? Ai s’ju ka faj. Fajet i ka Berisha që bën pazare me të në kurrizin tuaj”, deklaron Kokalari.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/09/2023 02:51

    Foltoristet e shiten shpirtin tek /Djalli/,kurse ti e dhe hua tendin ca kohe,por e morre prape! Pse u terhoqe?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?