Aldo Bumçi pranon takimet me djalin e ish-kryeministrit në zyrë: Shkresa 'Për Shkëlzen Berishën' është false

14 Dhjetor 2023, 12:23| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 12:49

  • Share

Për herë të parë, është pyetur në GJKKO për Gërdecin, ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumçi. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se Bumçi ka pretenduar se faksi për ‘Shkëlzen Berishën’ është fals. Ai tha se kishte bërë një kallëzim pas shpërthimit në Gërdec, duke pretenduar se ishte e falsifikuar dhe se sipas tij ka qenë detyra e Prokurorisë së Tiranës aso kohe që ta hetonte.

"Shkresa në fjalë, e datës 09.03.2007, ishte dërguar me herët me postë dhe me fax për në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërsa shkresa me shënimin me shkrim dore është dërguar disa ditë më vonë. Asnjë fax nuk është dërguar nga unë, asnjëherë, për asnjë ministër. Ministri firmos shkresa, që më pas protokollohen dhe dërgohen. MM e ka pasur shkresën 5 ditë para mbërritjes së faksit me shënim", tha Bumçi.

Ish ministri tha se shënimi me shkrim dore nuk është u tij dhe se ai ka bërë kallëzim "falsifikim".

"Unë kam bërë kallëzim penal dhe kam kërkuar akt ekspertim kaligrafik. Shkëlzen Berisha nuk ka punuar ndonjëherë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ja po e marrim të mirëqenë se do të flisja me Shkënzen Berishën. Këtë do ta bëja me fax? Kisha mënyra të tjera kontakti. Ajo është një falsifikim, vetëm për të mbajtur gjallë një çështje politike", theksoi dëshmitari.

Aldo Bumçi ka pranuar të paktën dy takime me Shkëlzen Berishën në zyrë, por pretendon se Shkëlzen Berisha nuk i ka shkuar në zyrë për çështje pune, por për çështje politike. Ai pranoi se e ka takuar në fund të vitit 2007, ku e ka pritur dy herë në zyrë Shkëlzen Berisha për arsye elektorale dhe se mohoi të kishte diskutuar për çështjen e armëve.

"Takimet me të kanë qenë të rralla, kryesisht gjatë fushatave zgjedhore. Kur isha në ministri ka ardhur shumë rrallë, 1 ose 2 herë, por për arsye që lidheshin me fushatën zgjedhore. Nuk kam bërë kurrë me të një bisedë në lidhje me funksionin tim si ministër".

“2 muaj para se të ndodhte ngjarja e kam takuar Shkëlzenin, por për arsye elektorale. Dy here por jo per çështjet e demontimit. Faksi i gjetur te zyra ime është i falsifikuar, e kam bërë kallëzim këtë”– ka thënë Bumçi.


Lajmi kryesor:

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha si i ati, refuzon të dëshmojë në GJKKO! Aldo Bumçi pranon takimet me djalin e ish-kryeministrit, pyetet edhe për faksin


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?