Alcantara refuzon rinovimin, shokët e skuadrës: Do transferohet te Liverpool!

24 Qershor 2020, 14:17| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 14:19

  • Share

Thiago Alcantara me shumë mundësi do të luajë ndeshjet e fundit me Bayern Mynchen, pasi gjatë kësaj vere do të largohet. Mesfushori 29-vjeçar ka refuzuar bisedimet për të rinovuar kontratën e cila përfundon në verën e 2021.

Sipas gazetës gjermane ‘Bild’ shokët e ekipit të Alacantara-s te Bayern Mynchen kanë zbuluar skuadrën e re të lojtarit me origjinë braziliane. Sipas tyre ata ai sezonin e ardhshëm do të kuajë për Liverpool, në një kohë kur Kloop e ka shprehur haptazi dëshirën për të patur në skuadër mesfushorin teknik.

Gjithsesi Liverpool mund të mos jetë vetëm në këtë garë. Më shumë punë se askush mund t’i prishë Barcelona, e cila në vitin 2013 kur e shiti te Bayern vendosi edhe një kluazolë. Në rast se Alcantara dëshiron të kthehet të Barcelona atëherë katalanasit mund ta blejnë për 25 mln euro.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?