Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Albini dhe Vjosa, dy aventurierë të rrezikshëm, që duan të maten edhe me vetë Vladimir Putin

22 Dhjetor 2022, 11:23| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 11:40

  • Share

Baksuzi! Më vjen shumë keq që po e them, ama mendoj se prej se e mori pushtetin - Albin Kurti ka sjellë vetëm fat të keq për Kosovën. Çdo gjë është rrënuar. Duke mohuar çdo gjë që është arritur, Kosovën e ka kthyer në gjendje lufte, në vitin 1999.

Shqiptarët janë varfëruar, janë dërmuar, janë demoralizuar. Kosova po zbrazet nga shqiptarët. Ka hyrë në mal pa sopatë. Bashkë me presidenten janë sjellur si superfuqi botërore. E kanë provokuar Rusinë. E kanë provokuar Putinin dhe me mish e me shpirt e kanë nxitur një konflikt me Serbinë.

Presidentja është aq e lajthitur sa që dëshira më e madhe e saj ka qenë që t'i bie në sy Putinit - të dëgjojë Putini se është njëfarë shqiptareje më e rrezikshme se Putini. E ka rrezikuar Kosovën, ka provokuar konflikt - vetëm për të garuar me Putinin, dhe për t'i treguar Putinit se nuk i tutet.

Është ambicioze, grua e tërbuar... Që nuk ia di hallin vetes. Kanë sjellur fat të keq. Kanë krijuar atmosferë lufte. I kanë rrezikuar policët. Policët shqiptarë në Veri nuk ishin në gjendje ta mbrojnë as veten. I ka rrezikuar shqiptarët në Veri. Kanë krijuar disponim të tmerrshëm anti-perëndimor.

Politikë me varreza, me luftë, me vdekje, me gjak, me viktima, me izolim, me mohim, me fukarallëk. I ka ofenduar dhe fyer mësimdhënësit. I ka fyer mjekët e infermierët. E ka shkatërruar administratën.

Me paret e vjedhura nga ministriat e tij nëpërmjet organizatave e aktiviteteve fantome, ishin blerë s'di sa helikopterë. Kurrë Kosova nuk është vjedhur më shumë. Ministrat i punësojnë familjarët e tyre në institucione. Nuk ka turp. Nuk ka moral. Në këtë vend të vogël po ndodhin horrore të mëdha. Krime të mëdha. Të çuditshme.

Kosova me Albin Kurtin po dështon me themel. Kosova po rrezikon të zhbëhet. Albin Kurti është armik i shëndetësisë, armik i arsimit, armik i sigurisë kombëtare. Armik i kulturës shqiptare dhe i Shqipërisë. Tërbimi i tij është aq i madh sa Mehmet Kraja në emrin e Akademisë (për hatër të Albin Kurtit), shkruan për Kosovën, për UÇK-në dhe për Shqipërinë - si antishqiptar, si një çetnik i tërbuar.

P.S. Barrikada më e madhe e Kosovës është Albin Kurti.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ....: 23/12/2022 09:26

    Çoftë Putini çoftë kushdo tjetër, punë e madhe! E drejta duhet të mbrohet e jo me hy sikur ju në fustana të grave mu mshefë!

    Përgjigju
  • Erik: 22/12/2022 15:35

    Paksa e ekzagjeruar ne pretendime, por ne vija te trasha pretendimet qendrojne. Albinit i mungon lavdia e luftes se UÇK-se, mungesa ne procesin e Pavaresise se Kosoves dhe tani enderron nje lavdi alla Zelensky per te hyre ne histori. Per fat te keq ne dem te shtetit te Kosoves. Vjosa pastaj eshte tub shkarkimi per politiken e Albinit, merr poza epike si ndonje Shote Galica dhe harron qe Kosova nuk eshte ne lufte, por duhet te ruaj paqen.

    Përgjigju
  • luli: 22/12/2022 11:33

    super talent respekt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?