Albin Kurti

Albin terri, apo ferri…

23 Prill 2022, 11:52| Përditesimi: 23 Prill 2022, 11:58

  • Share

Albin struja.

Njëherë e bëri TERR.

I bindur se terri është ferr.

Gjithmonë kam menduar se në Ferr ka shumë dritë, që t'i shohësh me sy mjetet e dhunës para se të zbatohen në Ty.

Në dritë i sheh detajet e vuajtjes, kurse në terr vuajtjen mund ta ngatërrosh me ëndërr. Terri varet prej teje, sa herë do i mbyll sytë e bën terr diellin e mbulon me kapakët e syve, e drita, drita nuk varet prej teje.

Ferrin e solli në dimër.

Ministrja e tij antishqiptare u bërtiti shqiptarëve:

- O jahu, Mos u ngrohni me rrymë.

Kur e pyetën milioneren se me çka ngrohesh ti, ajo bërtiti edhe më shumë: 'Me rrymë ngrohem, çfarë pyetje është kjo!

Ne nuk e zbatuam urdhërin e ministres së propagandës.

Ajo na i shtrëngoi masat edhe më shumë.

Na bëri të ndjehemi si japonezet kur i kanë dënuar dikur, ua kanë mbathur këpucët disa numra me të vegjël.

Ama ne jemi si ai ushtari i anekdotës, që gjithë ditën ka mbathur çizme të ngushta, që kur t'i zbath në mbrëmje të ndjej atë çlirimin e madh.

Se pa e njohur vuajtjen nuk e di çka është kënaqësia, nuk e ndjen as kur ndjen e kur e përjeton, sepse e mira dhe paqja është e heshtur, gati e pahetuar kur ndodh.

Shqiptarja - antishqiptare, Artane Rizvanolli u bë edhe më e rrezikshme:

E lidhur me korporatën kriminele të KEK-ut dhe me bordin e xhelatëve të ZRRE- së, na e ndali rrymën plotësisht.

Meqenëse ne jemi si ato 'plakat e jetës' te Kadareja, ashti ynë ishte i  mësuar me vuajtje.

Ne i shkaktonim vuajtje edhe vuajtjes, ia zgjëronim kufijtë vuajtjes.

S'kish vuajtje që vraponte baras me ne.

Kur e pa se ne nuk vdesim nga të ftohtit - se jemi shqiptarë - më parë vdesim

nga të nxehtit, ajo u bë super-raciste, e shtrentjtoi rrymën veç për shqiptarët.

I shikonim serbët matanë urës së Ibrit, kah e shkrinin borën me ngrohëse elektrike.

Pushteti na detyroi t'ua paguajmë serbëve rrymën, kurse për vete nuk e shfrytëzuam rrymën, se u bë aq shtrenjtë, më shtrenjtë se ekzistenca, sa më hesap kishe të mërdhiheheshe e të shkriheshe përsëri, sesa të harxhoje më shumë se që kishe pare për të paguar.

(Veç Vala e Monalos së Kushnerit në fillim ka kushtuar më shtrenjtë).

Pastaj, kur populli nuk harxhonte dhe natën gjëmonte Kosova nga përplasja e makinave të lamjes, Albini filloi ta shishte rrymën që tepronte.

Në Kuvend  tha:

Çka keni kujtuar Ju- tha, rryma që tepron- shitet.

Rryma nuk tepronte, ajo ishte teprica e vuajtjeve dhe mallkimeve tona.

U morën vesh gjakatarët shqiptaro-serbë: Rrymën tonë Albin Kurti e shiste më lirë, kurse rrymën e huaj e blente dyfish më shtrenjtë që e shiste.

Krim i organizuar.

Shpëlarje parash.

Dhunë kundër popullit shqiptar.

Tragjedi.

Cokate kryet, kupto: rrymën e Kosovës, e shiste lirë, kurse rrymën serbe e blinte dyfish më shtrenjtë.

Ministrja që përtyoet vazhdimisht, Rozeta, ishte ngarkuar që të thoshte se - fajin për krizën energjetike e ka lufta në Ukrainë'.

Qymyri i Kosovës shitej tinëz gjithandej.

... në fund, i zuri rryma.

Tash duhet të hynë në dhé që t'ua nxjerr dheu energjinë e vjedhur. ...

 të zë ahti ose të zë rryma kur i ngrinë njerëzit dhe përfiton miliona nga tragjedia dhe vuajtja e të tjerëve.

Nëse urrejtja e Tyre do të ishte elektricitet - do ta ndriçonte krejt botën (Nikola Tesla).

Komento

Komente

  • Wayne: 24/04/2022 22:42

    Zonja Berisha ksaj rradhe paska vendos me na (ri)tregu andrren e keqe t‘rrymes. Po te ishte nje perjetim i ri do ta besoja dhe do t‘a pergezojsha per pasurimin e tregimit me prosa. Qeveria nuk ka vepru mençur ne rastin e rrymes, pasi sigurimi me heret ne tregun global me çmime ma t‘favorshme do ishte zgjidhja ma e menqur, ketu jam dakord. N‘ket rast flasim per parashikim te dobet te qeverise dhe arsyetimet boshe qe i tregojshin. Por dashakeqesia e etiketuar nga zonja Berisha nuk vlen. Do te ishte shum me efikase kritika e bazuar ne fakte, qe siç e permenda siper, jan shum thjesht per t‘u gjet se ne teori konspirative qe nuk ka kurr ni far efekti pos qarjes se rrethi i Albinit paska plane te erreta. Mjaft me kesi lloj „analiza dogmatike“.

    Përgjigju
  • Andrew: 23/04/2022 12:07

    Shqiptare hesapi! Komuniste si Saliu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?