Albin Kurti rikthehet te protestat, thirrje qytetarëve: Ejani nesër masivisht në tubim, duam zgjedhje të reja

11 Qershor 2020, 14:46| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 14:52

  • Share

Albin Kurti, është rikthyer te protestat.

Përmes një video të realizuar në sheshin e Prishtinës, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë nesër në tubimin që do të organizojë kjo parti.

Kurti ka thënë se nesër është 21-vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i formimit të LVV-së.

Ish-kryeministri i Kosovës tha se zgjidhja vjen përmes hyrjes në zgjedhje.

Albin Kurti: ‘Në këtë përvjetor të dyfishtë ne ndodhemi në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje. Durim për të përballuar pandeminë Covid-19 që nuk ka kaluar, dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Ne po rritemi shumë sepse në zgjedhjet tjera do fitojmë mbi shumën e të tjerëve. Ejani nesër në këtë tubim paqësor me muzikë e fjalime, ejani masivisht.”

Lëvizja Vetëvendosje do organizojë ditën e nesërme në orën 17:00 një tubim kundër qeverisë së sapoformuar me kryeministër Avdullah Hotin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • baba: 11/06/2020 20:15

    Vazhdo vella vetem kesaj ja di ti, aty rri te protesta,po ne shtepi tende ketej nga ne jo

    Përgjigju
  • Niku: 11/06/2020 19:12

    Kurti vetem per te bere gam-gam je,nuk vlen per asgje tjeter,,,Ha pershesh tani ..

    Përgjigju
  • Albin: 11/06/2020 15:13

    Albin Kurti ne rruge e ka vendin. Vetem te llape din se per te drejtuar shtetin nuk ja ka haberin. Nje inatçar si puna e tij nuk i duhet Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?