Albin Kurti

Albin Kurti, asnjë fjalë për kandidimin ose jo për deputet e kryeministër: Qeveria jonë e re, shërbim i mirë për qytetarët!

7 Janar 2021, 12:58| Përditesimi: 7 Janar 2021, 14:03

  • Share

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Kurti në postimin e tij ka shkruar se pas shtatë muajsh është vërtetuar se zgjedhja e qeverisë Hoti ka qenë e paligjshme dhe jokushtetuese.

“Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor”, shkruan ai.

Ai garanton se qeveria e re e tij do të jetë shërbim i mirë sepse qytetari është mbreti i republikës.

“Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, shtoi Kurti në fund.

Në lidhje me “zërat” të cila e duan Albin Kurtin, jashtë listës së kandidatëve për kryeministër ai ende nuk ka reaguar!

Me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese më 21 dhjetor, një interpretim sugjeronte se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe të tjerët që në tri vitet e fundit janë dënuar për çfarëdo vepre penale, nuk do të mund të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme të cilat priten të mbahen në vend. Megjithatë ka ende shumë ngatërresa sa i përket mundësisë nëse Kurti, do të mund të rikandidojë.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 07/01/2021 16:05

    Vetum ti je per shqiptaret.

    Përgjigju
    • O tej: 07/01/2021 16:38

      Asht vec nje karabush

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?