Albin Kurti dhe Ditmir Bushati

Albin Kurti pret Ditmir Bushatin, posti që pritet t'i japë në qeverinë e Kosovës

19 Tetor 2022, 10:05| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 10:06

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur ish ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë ditës së djeshme. Mësohet se kanë folur për raportet Shqipëri-Kosovë, zhvillimet në rajon dhe luftën në Ukrainë.

Sipas mediave në Kosovë, Kurti mund ta emëroj këshilltar për politikë të jashtme dhe marrëdhënie me Shqipërinë. 

Ky mund të konsiderohet takimi më i rëndësishëm i Bushatit që prej kohës së largimit nga detyra si ministër i Jashtëm në vitin 2018, ku u zëvendësua nga Gent Cakaj. 

Ai është propozuar nga Rama si i dërguar special i OSBE gjatë vitit 2020 kur Shqipëria kishte kryesinë e OSBE, por nuk pati rast të kryente ndonjë mision.  

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 19/10/2022 15:15

    Qesharake, Ky Bushati abuzoi kur ishte minister I jashtem tu punsu njerez me hater. E dyta lidhje me kriminelat ne Shkoder. Pac fat Kurti me te.

    Përgjigju
  • Grüezi: 19/10/2022 12:06

    E qëlluar më duket!

    Përgjigju
  • Meti: 19/10/2022 10:40

    Congratulation, e meriton z. Bushati te jete Minister ne Qeverine e Kosoves!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?