Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Albin Kurti për CNN: Ne nuk do të lejojmë Republikë Serbe në Kosovë

20 Shtator 2022, 21:07| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 16:21

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti komentoi gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe raportet e brishta me Serbinë.  Në një intervistë për CNN, ai tha se nuk do të lejohet themelimi i një republike serbe në Kosovë, ashtu si në Bosnjë e Hercegovinë.

“Kosova nuk do të lejojë një lloj të Republikës Serbe në Kosovë. Nuk kam vullnet të përfshihem në një marrëveshje për të kompensuar humbjet e Serbisë në regjimin e Millosheviqit, por po për përmirësimin e jetës së serbëve të Kosovës. Shpresoj që Brukseli do ta vlerësojë këtë dhe ne do ta arrijmë një marrëveshje të njohur legalisht, të qendërzuar në njohje reciproke”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se edhe pse Kosova nuk është pjesë e NATO-s, trupat e saj janë të pranishme në Kosovë.

“Serbia refuzon t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Serbia nuk është vend demokratik, është një regjim. Situata në Ballkanin Perëndimor është në rrezik. Ne jemi duke e forcuar sistemin tonë të mbrojtjes duke ndarë më shumë buxhet për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 ishte i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe “ne varemi në sigurinë e amerikanëve”.

“Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë”, tha ai duke shtuar se Serbia nuk është demokratike dhe se presidenti serb Aleksandar Vuçiq si një autokrat vendos për çdo gjë në Serbi.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?