Albin Kurti

Opinion

Albin Kurti nxjerr anëtarin e partisë së gruas së Milosheviçit të protestojë kundër Thaçit

24 Shtator 2021, 19:54| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 19:56

  • Share

Nuk janë praktikantë!

1.Praktikantët janë inferiorë. Është kënaqësi të punosh me praktikantë, sepse për ta dëshmuar veten, ata dëgjojnë, pyesin, këshillohen, punojnë jashtë orarit të punës dhe punojnë edhe punë të të tjerëve. Në momentin që praktikanti bëhet ‘profesionist’ dhe punësohet ‘me letra’ (pra derisa të të mashtrojë), djallëzohet dhe më nuk e njeh! Nëse i quan praktikantë i amniston! Ata janë profesionistë të së keqes. Njerëzit kanë vdekur, janë vrarë e vetëvrarë për ta shtruar rrugën e Albin Kurtit me lule!

2.Pasi kanë dështuar t’i kallin Institucionet me granata, Vetëvendosja tash po i kallin Institucionet me mjete ligjore, prej së brendshmi, me zjarr të brendshëm. Po i përdorin Gjykatat, Policinë, disa ish komandantë të dëshpëruar të UÇK-së, po e rishkruajnë historinë (me veshët tanë e dëgjojmë sot Sylejman Selimin duke thënë se Albin Kurti ka qenë ushtar i UÇK-së, si Azem Vllasi). Turp! Është turp që për shkak të rivalitetit dhe inateve mes komandantëve të shpallen ushtarë ata që nuk ishin ushtarë.

Ne e dimë që Albin Kurti nuk ka qenë ushtar. Ushtar pa pushkë, midis Prishtine! Qeveria Kurti e përdorin Presidencën, pandeminë, Fondin e ‘ringjalljes’, Fondin e Diasporës, buxhetin e Kosovës, po e përdorin Tribunalin e Hagës dhe Veriun e Kosovës, për pushtet. Njeriu i Vetëvendosjes- Ish anëtari i partisë ‘Juli’ të Mira Markoviqit sot proteston kundër Hashim Thaçit.

– Nipi i ish komunistit jugosllav në emër të Vetëvendosjes lyp vota për t’u bërë kryetar i një komune;

– E akuzuara për korrupsion në procesin e privatizimit lyp vota në Gjakovë, por jeton në Prishtinë;

– E shoqja e Kryeministrit jeton në Norvegji (kurrë asnjëherë as një fjalë nuk e ka thënë së paku për gratë dhe vajzat shqiptare), mban distancë jo veç fizike por edhe emocionale nga Kosova, kujdeset që të mbaj qëndrim të akullt, të ftohtë ndaj Kosovës. Për ta promovuar veten në Serbi e ka gjetur momentin ‘perfekt’ (kur pushkët e ruajnë Veriun e Kosovës).

4.Nuk janë praktikantë. Çdo gjë është e organizuar me kujdes nga Albin Kurti.

– Në Mitrovicë ka gjetur ish anëtarin e partisë së Mira Markoviqit;

– Në Gjilan, ka gjetur memorien komuniste;

– Pra, në secilin qytet (mendja e tij) i u ka përshtatur mentalitetit!

Për shembull ai mendon se Gjilani dhe Prizreni nuk kanë nevojë për kandidatë patriotë! Se sipas tij, as gjatë luftës ‘nuk ka pasur luftë’ atje! Albin Kurti e shfrytëzon Titon, Enver Hoxhën, UÇK-në, Ibrahim Rugovën, Ateistët, Sheherlinjtë, Osmannlinjtë, Erdoganistët, Anti-Semitët, Islamistët, Kur’anin, Biblën, Torahun, i shfrytëzon shqiptarët me komplekse: analfabetët ua lëshon ‘intelektualëve’ (sepse mendon se analfabetizmi ngadhënjen mbi dijen, sepse ai e di se ky popull nuk lexon, prandaj fiton gjithmonë i padijshmi (të jesh i padijshëm nuk do të thotë të jesh i pamemçur. Përkundrazi).

Albin Kurti e shfrytëzon mallëngjimin dhe shprehjet që ngjallin sentiment komunist (kredi, bono, fond, arsim falas, solideritet) i shfrytëzon sidomos personat ambicioz, që kanë pasur shumë qejf të jenë dikushi e nuk janë dikushi. Veç katundarëve nuk ua ka gjetur vendin ende, ata nuk i do, por s’ka ku i çon se shumë!

P.S. Besnik Bislimi ka thënë sot se gazsjellësi amerikan vjen nga Rusia. Prandaj po e refuzojnë, sepse amerikanët janë çu kundër vetvetes dhe janë bërë pro rus ndërsa qeveria Kurti është bërë pro amerikane. Po edhe kallashnikovët që i përdor policia e Kosovës vijnë nga Rusia, o bajat!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbër: 24/09/2021 18:53

    Kimete shkretëtira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?