Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Albin Kurti i qëndron vendimit: Targat KS nuk kthehen, reciprocitet për dokumentet

24 Gusht 2022, 13:01| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 13:02

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Autoritetet e Kosovës nuk do të pranojnë rikthimin në qarkullim të targave KS për automjetet brenda territorit të Kosovës, si dhe do të zbatojnë masa reciproke për qytetarët e Serbisë sa i përket dokumentit për hyrje/dalje. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Në takimin për prononcim lidhur me takimin e 18 gushtit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel, Kurti u shpreh se pala serbe, "panevojshëm dhe krejt artificialisht" është duke përshkallëzuar si retorikën dhe veprimet në fushën e sigurisë.

Kurti tha se qytetarët, të cilët i mbështesin “vendimet legjitime të Republikës së Kosovës, po kërcënohen vazhdimisht”.

“Si e tillë, kjo përbën cenim të drejtpërdrejtë, si të sigurisë nacionale, ashtu edhe të rajonit në tërësi. Mendoj se këto kërcënime synojnë që padrejtësisht të krijojnë epërsinë në negociata, duke kërcënuar Bashkimin Evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Mbretërinë e Bashkuar, me tensione në të ardhmen”, theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Propozimet për zgjidhje të krizës në veri i dha BE-ja e jo Serbia


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?