Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani shkojnë në veri të Mitrovicës, mediat në Kosovë: Serbët i kthyen mbrapsht! Vetëvendosje: Tubimi u mbajt

30 Janar 2021, 18:17| Përditesimi: 30 Janar 2021, 18:22

  • Share

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së Presidenti në Kosovë Vjosa Osmani ishin sot për një vizitë në Mitrovicën e Veriut.

Mediat e Kosovës raportojnë se  një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërpresin këtë takim.

Teksa kanë tentuar të ecin në këmbë përmes urës duke  dalë në veri, të shoqëruar nga forca të shumta të policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit, dhjetëra serbë teksa brohorasin.

Megjithatë në lidhje me këto raportime ka reaguar dhe Lëvizja Vetëvendosje. Në deklaratën e kësaj force politike thuhet se tubimi është mbajtur.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur. Atje janë mirëpritur nga qytetarët e  Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se z. Kurti e znj. Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe” shkruan Vetëvendosje.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 31/01/2021 01:57

    Po ke shqiptare trathtar si ne prishtin dhe te tirane si nuk e doj kurtin ja mo seber.

    Përgjigju
  • Dukuria: 30/01/2021 19:48

    Një Kurd e një Osmane,dmth, mirë thotë Media, keta janë Turq..., të shitur tek Shkiet.., që gjoja na hiqen si Atdhetarë

    Përgjigju
  • Wayne: 30/01/2021 18:35

    PS: në të njëjten mënyr u sikletu edhe lideri tyre shpirtror kur u përballu me Shqipen e madhe dhe të fort Ramën, kshtu që asgje e papritshme.

    Përgjigju
  • Wayne: 30/01/2021 18:29

    Reagimi i fundsirave është tejet i pritur. Përballja me Shqipet e forta gjithmon goxha n‘siklet i shti këta çetnika. Por sikleti veç sa ja ka filluar për ta. Përpara Albin, se nuk t‘a ka tremb syrin burgi midis serbis e lëre këta qent që lehin.

    Përgjigju
  • Wayne: 30/01/2021 18:24

    Normal reagimi i shovinisteve, se ju ka ardh mjeshtri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?