Beatrix Ramosaj

Albërie Hadërgjonaj thumbon Donald Veshajn: Beatrix është vajzë e pastër si kristali! Meriton burrë me 'rr', jo legen

14 Nëntor 2022, 07:57| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 07:59

  • Share

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj ka folur për mbesën e saj Beatrix Ramosaj dhe duket se ka thumbuar Donald Veshajn teksa përmendi mashkullin ideal.

“Një djalë me vlera njerëzore duhet të ketë në krah sepse Trixa është një vajzë e çiltër, nuk mund të them që është naive, por e pastër si kristali. Një burrë, jo legen. Një burrë me “rr” të fortë, jo me “r”’ tha Albëria në ‘Zemër Luana’.

Edhe më parë, Albëria ka folur rreth Beatrix Ramosaj dhe historisë që pati në Big Brother me Donald Veshajn, i cili tani është në një marrëdhënie me Bora Zemanin. Sipas saj, komentet në rrjetet sociale kanë ndikuar mjaft negativisht dhe e kanë bërë Trixën të kalojë momente të vështira dhe ka dhënë mesazhin e saj.

“E vërteta e gjithë kësaj situate të pakëndshme, është se njerëzit asnjëherë nuk ulen të mendojnë një situatë të dikujt tjetër. Një vajzë si Beatrix është shumë e brishtë, disa vajza dhe djem i përjetojnë pak më ndryshe situatat. Trixa është një vajzë shumë e çiltër, e keni parë të gjithë, është një vajzë e padjallëzuar dhe e përjetoi shumë, sepse përveçse na bombarduan të gjithëve, u bullizuam të gjithë. Në rastin e Beatrixit, unë nuk e kam kuptuar se ishte një gjë që nuk ishte asgjë, thjesht vërshimet e atyre njerëzve me ato komente negtive e kanë bërë të kalojë momente të vështira. Bullizimi online është më i dëmshëm se ai përballë, është shumë herë më i rëndë. Beatrix është shumë e butë dhe shumë delikate në çdo vendim, por një super talent, një vajzë bukuroshe dhe për këtë duhet vlerësuar dhe jo t’ia humbasësh të gjitha vlerat tjetrit”- u shpreh ajo.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 02/10/2023 14:50

    FIKS FARE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?