Albana Vokshi në ‘Kontrast’: Komisioni për Inceneratorët i shërbeu Ramës, Tabaku nuk i pyeti anëtarët e opozitës për raportin final

14 Mars 2022, 20:17| Përditesimi: 15 Mars 2022, 07:59

  • Share

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, u shpreh mbrëmjen e së hënës se Lulzim Basha dhe Edi Rama ndajnë të njëjtën zyrë shtypi. Deklarata u bë në studion e ‘Kontrast’ në Report Tv teksa Vokshi u pyet nëse ‘Shtëpia e Lirisë’ ishte organizatore e protestave për çmimet, sikundër ka akuzuar kryeministri.

“Non-gratat organizatorë? Termat që përdoren janë mot-a-mo si në statuset e Ramës ashtu edhe të Bashës, sepse është e njëjta zyrë shtypi që ia përgatit reagimet. Nëse e keni vënë re në statuse kanë të njëjtat qëndrime. Basha është në një seli të uzurpuar falë Edi Ramës” – tha Vokshi.

Ndërkohë, deputetja e PD komentoi edhe rolin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët. Ajo tha se anëtarë të opozitës në këtë komision as janë pyetur për të hartuar raportin final nga ana e Jorida Tabakut. Vokshi u tregua e ashpër teksa tha se takimi i Tabakut në zyrat e SPAK, apo vetë Komisioni, prishi hetimin për një nga aferat më të mëdha.

“Komisioni ka shërbyer deri diku për të mbuluar një nga aferat më korruptive dhe skandaloze të vendit. Anëtarë të opozitës në Komision nuk janë pyetur apo s’u është marrë asnjë mendim për raportin, si Belind Këlliçi, Luçiano Boçi apo Edmond Spaho që u largua fare. Sepse Komisioni ndërhyri në mes të një procesi hetimor nga ana e SPAK. Çfarë do të shërbente më mirë në këtë moment? Një arrestim I një zyrtari të korruptuar, apo një Komision që pezulloi çdolloj hetimi. Madje u bënë edhe takime mes kryetares së Komisionit me kryetarin e SPAK. Duhej të ndodhte arrestimi I të korruptuarve për të treguar se drejtësia e re po vepron,. Por komisioni I shërbeu vetëm një personi, Edi Ramës” – tha Albana Vokshi për ‘Kontrast’ në Report TV.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?