Albana Vata dhe bukuroshet
e “Albania”-s së Konicës

31 Tetor 2012, 21:16| Përditesimi:

  • Share
Në zemër të Evropës, ne Bruksel, bukuroshet shqiptare të Beneluksit me hiret e tyre, përcollën traditën dhe kodet tona kulturore përmes larmisë se ngjyrave te kostumeve kombëtare dhe vlerave integruese. Aktiviteti kulturor “ Miss Shqiptaria në Beneluks”, u ndërmor nga gazeta shqiptare e Belgjikës, “ Albania”, e cila ecën në gjurmët e gazetës me të njëjtin titull të intelektualit të madh Faik Konica. Spektakli erdhi si një realizim i misionit shumëdimensional te kësaj gazete, e cila synon mbrojtjen dhe linçimin e vlerave tona kombëtare.

Elona Zhana, drejtore e gazetës " Albania", shprehet se aktiviteti organizohet ne kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë dhe ne programin e gazetës. Veçantia e këtij spektakli qëndron në faktin se është e vetmja veprimtari qe behet për te rinjtë ne komunitetin shqiptar te Belgjikës duke synuar si gjithnjë ndriçimin e kulturës e te traditave tona kombëtare ne diversitetin e madh kulturave evropiane. Aktiviteti u përshëndet edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Bruksel, Ilir Tepelena. Bukuroshet përfaqësuan te gjitha trevat shqiptare. Pjesëmarrja e tyre ne spektakël u vlerësua si një portë drejt rrugës se bukur e te suksesshme ne boten e spektaklit apo të modës. Vajzat, gjate sfilatës, shpalosen jo vetëm bukurinë por edhe mençurinë e hobet e tyre.

Dëshmi e bukurisë dhe intelektit te tyre është edhe fitorja e kurorës se Miss Belgjikës 2012 nga vajza pejane, Albana Berisha. Juria, në përbërje të se cilës kishte edhe personalitete te kulturës belge, shpalli mbretëreshën e bukurisë shqiptare ne Beneluks, Albana Vatën, e cila fitoi njëherazi edhe çmimin e publikut. “Është kënaqësi e madhe fitorja e kurorës. Vërtet nuk e prisja. Është shume bukur dhe ndihem vërtetë e emocionuar. Çdo gjë mund te arrihet nëse investon ne fushën që pëlqen. Synoj boten e spektaklit”.

Spektakli u moderua nga e mirënjohura Silvana Brace. Pjese e spektaklit, i cili u ndërthur edhe me notat patriotike te 100 vjetorit te pavarësisë, ishin edhe emrat e njohur te muzikës shqiptare, Manjola Nallbani , Ledina Celo, Esmeralda Hoti e artisteve të tjerë shqiptare qe jetojnë e punojnë ne Belgjike, duke përcjell për publikun e pranishëm emocion. Interes ngjalli gjithashtu edhe grupi i valleve popullore me koreografi te Aishe Morinës.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?