Rrjeti revoltohet me Albano Bogdon pas deklaratës për Beatrix dhe Alban Ramosajn! Albërie Hadërgjonaj e kërcënon me Kodin Penal (VIDEO)

2 Tetor 2023, 09:34| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 10:16

  • Share

Aktori i humorit Albano Bogdo ka shkaktuar një furtunë reagimesh e kritikash në rrjet, për shkak të një monologu në nisje të emisionit të tij, kjo për shkak të deklaratave ofenduese ndaj këngëtarit Alban Ramosaj.

Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, aktori e prezantoi këngëtarin si ‘ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother’.

Nëpër komentet në rrjetet sociale, shumë e kanë kritikuar aktorin për batutën e tepruar që ai ka bërë në një emision televiziv, megjithëse ai në hapje të puntatës së parë tha se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë.

Pas këtyre ofendimeve ka ardhur edhe një reagim nga tezja e këngëtarit, Albërie Hadergjonaj, e cila e ka cilësuar aktorin si një humbës.

“More djalë i patalentuar mos u mundo të marrësh famë nga të tjerët. Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm. Po për prishjen e imazhit besoj e di që ka edhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë. Në këtë rast ti bashkë me Tv veni mend. Krijo identitet se kështu je për të ardhur keq. Alban Ramosaj ka disa statuja floriri që nuk i njollos dot. Merru me jetën tënde”, shkruan Albërie, e cila është tezja e Alban dhe Beatrix Ramosaj.

 

 
M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxc: 03/10/2023 17:40

    Po ky idiot a e di se ç bejne femrat e fisit te tij qe shan te tjerat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?