Alban Miftari, presidenti i klubit Albanët

Alban Miftari: FSHF s'na ka mbështetur, u manipuluan zgjedhjet duke shtuar delegatët

14 Shkurt 2022, 12:20| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 12:27

  • Share

Alban Miftari, presidenti i klubit Albanët, që vepron në futbollin amator në zonën e Tiranës, tregoi në studion e "Sport Neës Plus" se si janë manipuluar zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës.

"Para se të shkojmë te zgjedhjet, flasim për shoqatat rajonale ku filluan problemet. Arsyeja kryesore ishte se ishin shtuar delegatë më tepër, nga 57 ishin bërë 67. Pastaj lista nuk u prezantua se kush do votonte. Sot e kësaj dite mendoj se nuk është lista e personave që kanë votuar e kush janë. Dhe atë ditë që u bënë zgjedhjet ishin gati 27 presidentë të akademive që u larguan nga mbledhja në FSHF dhe e vazhduan mbledhjen në një ambient tjetër ku firmosën e morën vendim që nuk njohin zgjedhjet që u bënë në FSHF", ka thënë ai.

Po ashtu Miftari ka deklaruar se FSHF nuk i mbështet dhe se materialet, fushat e trajnerët i paguajnë vetë.

"Amatori është futbolli kryesor, unë si drejtues dua që FSHF të jetë pranë nesh. Ne materialet, fushat, trajnerët i paguajmë vetë. Për çfarë e dua FSHF atëherë, që të vendos një logo? Flasim që si të bëhet më mirë. A ka mundësi që të na hiqet pagesa e fushës? FSHF nuk ka qenë pranë shoqatës. Pse është vetëm në momente zgjedhjesh? Ne që merremi me futbollin amator nuk e kemi ndier praninë e saj asnjëherë, përveçse kur vijnë zgjedhjet. Në ato zgjedhje pastaj kishte problemin që shoqatat e futbollit amator që ne e dimë që kanë 30 fëmijë, vinin me 2 apo më shumë delegate, ndërsa pragu është 100 fëmijë. Ne i dimë sepse jemi javë pas jave në fusha dhe e dimë sa ka njëri e sa ka tjetri", tregoi Miftari.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?