Alban Daci: Pse gjithë ky vrull i disa bashkëpunëtorëve të Bashës ndaj këtij të fundit?

9 Korrik, 19:09| Përditesimi: 9 Korrik, 19:31

  • Share

Qëndrueshmëria ndaj një lideri është një histori e hershme që kur kanë lindur format e para të lidershipit! Megjithatë, ka disa shembuj nga historia e lidershipit të tranzicionit tonë e nuk kemi pse të shkojmë larg! 

Bashkëpuntorët i qëndruan besnik Nanos edhe kur ky i fundit i arrestuar dhe i denua! Aq e madhe ishte besnikëria ndaj tij, sa priten derisa doli nga burgu e mbështetjen në ringritjen e tij derisa e sollën në pushtet!

Pyetja është se: ishin besnik ndaj pafajësisë së tij apo besonin tek forca e lidershipit të tij, sepse ishte vetëm ai që mund t'i sillte në pushtet? Mendoj, se një rreth i ngushtë i tyre  besonin në pafajsinë e Nanos dhe kishin lidhje të forta "afektive" me të në planin njerëzor dhe jo vetëm në këndvështrimin politik! Megjithatë, një pjesë që përbënin shumicën besoj se e ndiqnin Nanon, sepse ishin të vetëdijshëm se më të mirë se ai nuk kishin! 

E njëjta histori po ndodh edhe ndaj Doktorit! I cili mori vrullin për t'u ribërë kryetar i PD! Ata që besonin tek ai dhe kishin edhe lidhje "afektive" me të e ndoqën menjëherë pa vënë në dyshim se në krah të kujt duhet të ishin! Pastaj, situatat e Doktorit u rënduan nga shpallja "Non grata" dhe përsëri ata e ndoqën! A e ndoqën se besonin në pafajësinë e tij apo sepse sipas tyre më të mirë se ai nuk kishin? Kjo është për t'u parë! Situata e Doktorit u bë edhe më e rënduar me ndalimin e tij dhe me vendosjen në arrest shtëpie! Përsëri ndjekësit e tij i qëndruan besnik duke mos vënë për asnjë sekondë në dyshim lidershipin e tij!

Edhe sot, pavarësisht se si është situata e Doktorit, ata besojnë tek ai se mund t'i sjellë në pushtet! Disa ndoshta  edhe më të drejtë besojnë në pafajsinë e tij duke e cilësuar të denuar politik! 

Po më Bashën? Me të marr vendimin e tij ndaj Doktorit, menjëherë fillojë procesi i largimeve të para! Ata që besonin dhe kishin lidhje "afektive" vetëm me Doktorin i larguan menjëherë! Basha me të marrë nismën e tij për t'u zgjedhur në krye të PD, ndodhi rrjedhja e dytë e pikërisht e atyre që ishin thuajse investim politik i tij!
Gjykata mori vendimin duke i dhënë vulën e PD Doktorit! Ajo që nuk pritej, ata që kishin qenë, le të themi, me të besuarit e Bashës filluan thuajse menjëherë të ndërmarrin në mënyrë të njëanshme nismën e një subjekti të ri politike, por pa atë! 

Një lider është i tillë duke i besuar në qëndrimet politike që ai ka, në strategjitë që ai zgjedhë për ardhjen në pushtet dhe për të qenë garant forc politike! 
Basha bashkë me ndjekësit e tij kanë vendosur të kenë një rekurs në lidhje me vendimin e legjitimitet  të PD dhe po ashtu kanë pohuar marrjen pjesë në zgjedhjet e 2025, pavarësisht rrethanave! Tani, këta që deri dje kishin vendosur të qëndronin në anën e tij e menjëherë ndonjëri prej tyre falë edhe një analizë të publikuar nuk nguron e nuk pret, por  reagon menjëherë edhe publikisht duke aluduar se Basha ka qenë gjithmonë me Doktorin! Pyetja është: a kanë besuar realisht ndonjëherë tek Basha ose tek lidershipi i tij?

Këta që kanë qenë në cilësinë e besnikëve të Bashës që kanë vrullin edhe për të themeluar një subjekt të ri politik pa këtë të fundit a kanë pasur kontakte e konsulta të rregullta dhe të vazhdueshme me të? A besonin në qëndrimet e tyre të përbashkëta? A kishin një vizion të qartë se çfarë i priste dhe si do të sillen në çdo rrethanë?

Këta që menjëherë janë të gatshëm t'i kthejnë shpinën me ngjarje apo pa ngjarje a kanë një lidhje lidershipi me Bashën apo kishin thjeshtë lidhje spontane nevoje? Këta të besuarit e Bashës pse nuk besojnë tek zgjedhjet që ka bërë ky i fundit bashkë me ndjekësit e tij, por e kanë me nxitim të largohen prej tij? A ka nevojë që Basha t'a rishikojë mënyrën e te bërit të liderit? Ky është padyshim një rast për studim ashtu si krejtë kriza e PD!

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?