Alban Beqiri me uniformë të kuqe

Alban Beqiri mban 'grushtin' lart, boksieri shqiptar fiton ndeshjen e parë në Lojërat Evropiane (VIDEO)

26 Qershor 2023, 09:37| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 09:39

  • Share

Lojërat Evropiane 2023 që po zhvillohen në Poloni, panë boksierin Alban Beqiri që të shkëlqente dhe të merrte fitoren 4-1 në peshën deri në 71 kilogramë kundër rivalit slloven Leburic. Shkodrani po kalon formë të mirë, teksa do përballet në 27 qershor në duelin e radhës.

"Fitorja e parë, rruga e mbarë themi. Shpresojmë që edhe ndeshjet e tjera t'i kemi me fitore. Do bëj më të mirën", tha Beqiri pas fitores.

Kampioni 29-vjeçar i boksit shqiptar duhet të mendojë për ndeshjen e radhës, teksa në datën 27 qershor do të përballet me lituanezin Aleksandr Trofimcuk, në përballjen e vlefshme për raundin e 1/16-ve të kategorisë së tij.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?