Alarmi: Rastet me Hiv/Aids
26 të prekur vetëm në dhjeto

18 Janar 2014, 07:30| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës HIV/AIDS në Shqipëri po vjen në rritje nga dita në ditë. Kështu vetëm gjatë muajit dhjetor janë diagnostikuar 26 raste të reja të të prekurve duke çuar numrin total në 697 persona përgjatë 20 viteve. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik flasin për trend në rritje të të infektuarve në moshat e reja ku mosha dominuese është ajo nga 15 deri në 25 vjeç, ndërsa është vënë re edhe një rritje e numrit të femrave të prekura. “Karakteristika e infeksionit HIV në vendin tonë transmetohet me rrugë seksuale, vihet re rritje e rasteve tek  moshat 15-25 vjeç.

Ajo që dua të theksoj është se tek femrat ka një diagnostikim të vonuar dhe testim të ulët” thekson Roland Bani, specialist i ISHP-së. Për ekspertin problem përbën rritja e numri të femrave të infektuara të cilat zënë 30% të totalit të rasteve ne vendin tonë. “Numri i femrave ka ardhur në rritje nga viti në vit, duke shënuar një dyfishim të rasteve përgjatë muajit dhjetor nga 2011 deri në 2013” thekson Arian Boçi, specialist. Sipas tij, femrat janë më të rriskuara jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën për tu infektuar me HIV/AIDS që në moshën e adoleshencës.

“Kontakti i parë seksual behet me më të rritur dhe negocimi për përdorimin e kondomit është shumë i ulët, kjo përbën një problem, pasi femrat janë të diskriminuara etj. Por sot kambanë alarmi është koha e testimit për HIV, pasi nuk janë femrat ato që shkojnë të parat për tu analizuar, por meshkujt” thekson Bani. Sipas tij, të dhënat tregojnë se 50 për qind e rasteve tek femrat janë në stadin e AIDS pasi ato zbulohen pas meshkujve. sa i përket testimit vullnetar ai është në masën 3% tek femrat dhe 4 % tek meshkujt.


Shkrimi u publikua sot (18.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?