Alarmi, ngrohja globale faktori
kryesor i rritjes së varfërisë

4 Nëntor 2013, 10:14| Përditesimi:

  • Share
Ngrohja globale e shkaktuar më së shumti nga njeriu do të përkeqësoj problemet e varfërisë, të përmbytjeve, të luftërave dhe të sëmundjeve. Kjo panoramë e varfër dhe e dhunshme për vijimin e botës është paraqitur nga një raport i “Intergovernmental Panel of Climate Change”.

Do të jenë më të dobëtit ata të cilët do ti ndjejnë fillimisht pasojat e ngrohjes globale, megjithatë askush nuk do të mund të shpëtojë. Rritja ekonomike do të jetë e ngadaltë duke u thelluar më tepër dallimi midis të varfërve dhe të pasurve. Raporti i cili dot publikohet i plotë gjatë muajit mars paraqet sesi ngrohja globale do të ndikojë në cilësinë e jetës, e cila pritet të ketë ulje dhe të përkeqësohet.

“Në shekullin e 21-të impakti  i ngrohjes globale do të ngadalësojë rritjen e ekonomike dhe reduktimin e varfërisë. Rritja e temperaturave do të pakësojë prodhimin e misrit duke rrezikuar furnizimin global e rrjedhimisht kjo do të çojë në rritjen e çmimit në një çast ku do të nevojitet më tepër ushqim,”-shkruhet në raportin e "Intergovernmental Panel of Climate Change”.

Gjithashtu vihet në dukje fakti se nuk është ende vonë për të reduktuar emetimet duke pakësuar rreziqet e ardhshme të ndryshimit klimatik. Me anë të investimeve të shumta për të eliminuar emetimet e dëmshme rezultatet nuk do të jenë të menjëhershme dhe ndoshta nuk do të jenë të dukshme deri në fund të shekullit.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?