Alarmi i Presidentit për grusht shteti/ Braho: Qesharake, çuditem me Metën dhe opozitën

19 Shkurt 2020, 10:26| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 10:46

  • Share

TIRANE-Deputeti Spartak Braho iu përgjigj sot kreut të shtetit, Ilir Meta që është shprehur se do të ndalojë dhe shpartallojë përpjekjen e mazhorancës për grusht shteti, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton. Braho, e cilësoi si qesharake deklaratën e Metës dhe opozitës.

"Çuditem me alarmin e opozitës dhe kreut të shtetit se po bën grusht shteti Edi Rama. Si mund të bëjë grusht shteti Edi Rama, opozita i organizon grushtet e shtetit. Pse do të bëjë grusht shteti shumica për të marrë pushtetin? Atë e ka. Është jo vetëm qesharake, por edhe një lloj justifikimi. Unë jam deputet i vjetër, kur Sali Berisha ka tentuar grusht shteti.

Nuk e bën grushtin e shtetit ai që është në pushtet. Grusht shteti, do të thotë të marrësh pushtetin me dhunë, por si mund ti bjerë shumica pushtetit të saj. Kaq e thjeshtë është logjika. Unë kam një merak, duhet kujdes për procedurat e aplikimit, duhet të jenë serioze dhe të goditura. Kam biseduar me ministrin për një rast flagrant, kjo është porosia ime" tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • MERI: 19/02/2020 11:45

    LIKES PO I VJEN FUNDI TE BEJE TRASPARENCE PER VETEN E TIJ DHE TE FAMILJES

    Përgjigju
  • nina: 19/02/2020 10:48

    Po si mund te beje grusht shteti vet shteti, perse??? cdo gje qe i eshte dashur ta bej po e ben ne funksion te punes, keto jane lajthitjesst e Likes qe po i vjen fundi!

    Përgjigju
    • Ilir: 19/02/2020 15:56

      Perseritja eshte mema e dijes,thote populli. Vazhdo Nina se ne na Vlora nxehemi ca si shpejt.

    • Vlora: 19/02/2020 11:46

      Ti nina po na perserit fjalet e Brahos. Truthare

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?