Alarmi "Covid-19", nutricionistja: Nuk ju ‘shpëton’ rakia e hudhra, ja ushqimet që duhet të konsumoni (VIDEO)

10 Mars 2020, 12:39| Përditesimi: 10 Mars 2020, 14:35

  • Share

Përfshirja e Shqipërisë në hartën e vendeve të prekur nga Koronavirus, duket se i ka bërë njerëzit më të përgjegjshëm përsa i përket sigurisë vetjake.

Krahas të gjitha masave të marra nga qeveria, bëhet vazhdimisht thirrje për ruajtjen e higjienës personale dhe marrjen e disa masave, në dukje të thjeshta, por që ju ruajnë nga rreziku i prekjes me Covid- 19, virusi që po merr jetë njerëzish në mbarë botën.

Megjithatë krahas këtyre masave nuk duhet të harroni që një imunitet i fortë është gjithnjë i predispozuar ta luftojë më lehtësisht këtë virus.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, nutricionistja Enkeleda Ferrollari ka thënë se duhet të harroni mite të tilla si ‘rakia dhe hudhrat luftojnë koronavirusin’, por përpiquni të konsumoni ushqime që forcojnë imunitetin tuaj.

“Nga paniku ka mite të ngritura. Dëgjohet gjithandej që konsumoni raki dhe hudhra. Abuzohet dhe njerëzit bien në kurthe që mund t’u kthehet mbrapsh. Ka shumë pak kohë që është shfaqur koronavirus, sa të kemi studime për ushqimet që bëjnë mirë për koronavirusin. Së dyti nuk ka asnjë ushqim që lufton një sëmundje të caktuar është e pamundur.  Rekomandohet një dietë e ekuilibruar, një tërësi ushqimesh e kompletuar.  Ka ushqime që bëjnë mirë për të forcuar imunitetitn, jo për të luftuar e zhdukur koronavirusin” shprehet në “Rreze Dielli” nutricionistja.

Ndër ushqimet që ajo rekomandon të konsumohen janë frutat dhe perimet kryesisht të stinës, qumështi, çajrat bimorë etj.  

D.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuk: 10/03/2020 13:49

    Ka te drejte kjo,por duhet te shtonte qe kuksianet jane imune sepse e kane vertetuar qe pirja e rakise i ka shpetuar nga gripi

    Përgjigju
    • TONI TIRANE: 10/03/2020 17:04

      Kuksianet jane imune? Jeni majmune po. Keni lene nam ne tere Angline duke u marre me droge dhe trafik qeniesh njerezore. Alkoli nuk eshte zgjidhja. Hani hudhra e qepe se vetem ato keni patur o maloke

    • Vlore: 10/03/2020 14:15

      Pirja e rakise, alkoli, shkaterrone rruazate e bardha të gjakut dhe ekspozoheshe perballe semundjeve, hajvane!

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?