Alarmi/ 280 urgjenca në spitalin pediatrik vetëm në fundjavë! Diarre dhe të vjella, mjeku pediatër: Kondicioneri jo nën 24 gradë

25 Qershor 2022, 18:14| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 18:25

  • Share

Vetëm në fundjavë, në urgjencën pediatrike në QSUT më shumë se 280 fëmijë u paraqiten nga prindërit për ndihmë. Infeksionet virale apo të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, janë simptomat kryesore me të cilat të vegjlit përfundojnë në spital. Por e njëjta situatë paraqitet edhe në qendrat shëndetësore të Tiranës. Fluks fëmijësh të sëmurë.

Report Tv u takua me pediatrin Bektash Mandri në qendrën shëndetësore 10.

“Pjesa më e madhe e fëmijëve kanë patur infeksione të rrugëve të sipërme respiratorë që kanë qenë faringitet tonsilitet purolente ose apsesteri itonsilar qëështë interesuar me temperaturë të lartë 39-40 e vështirë për t’u kontrolluar në banesë.”

Grupmoshat më të prekura janë fëmijët 1-7 vjeç. Virozat e stinës apo laringitet nga përdorimi i kondicionerit përkeqësojnë gjendjen shëndetësore.

“Ka persona që janë me diarre dhe të vjella gasdtroenderide dhe që janë të zakonshme në këtë periudhë. Diarreja dhe të vjellat janë problematika që e dehidrojnë fëmijën dhe prindërit duhet të jenë të kujdesshëm. Një këshillë prindërve mos e çoni nën 24 kondicionerin.”

Mjekët rekomandojnë mosekspozim të fëmijëve në diell nga ora 10-17 por një nga kushtet kryesore, është ajo e ruajtjes së higjienës për t’u mbrojtur nga virozat e stinës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?