Mali i Zi

Alarme për bomba në Mal të Zi, boshatisen shkollat e zyrat! Policia: 125 kërcënime me e-mail

9 Qershor 2023, 15:58| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 16:00

  • Share

Mali i Zi u përfshi nga kërcënime për bomba nëpërmjet postave lektronike duke bërë që shkollat të boshatisen dhe institucionet shtetërore po ashtu.

Ministria e Arsimit njoftoi se mësimi në shkollat ​​fillore dhe të mesme do të jetë sot online, për shkak të frikës nga ngjarjet kriminale.

Policia u tha mediave vendase se alarme ka pasur në adresat elektronike të 125 kopshteve, shkollave dhe institucioneve.

Policia tha se janë evakuuar institucionet parashkollore dhe shkollore, godinat e gjykatave, prokuroritë, disa ministri dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

Alarmet për bomba janë bërë të shpeshta kohët e fundit jo vetëm në malin e Zi por edhe në Maqedoninë e Veriut.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babsj: 09/06/2023 18:55

    Ja dhe terrorizmi serb i rradhes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?