Alarm për vatër COVID-i te Interi, identifikohen pesë raste te zikaltërit

25 Shkurt 2021, 12:46| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 12:48

  • Share

Pas fitores në derbi një lajm jo i mirë vjen për klubin e Interit. Zikaltërit me anë të një postimi në ‘tëitter’ kanë njoftuar se 5 raste pozitive me koronavirus janë zbuluar në klubin e tyre, por asnjëri nuk është futbollist.

Dy të parët ajnë administratorët e deleguar Guiseppe Marotta dhe Alesandro Antonelo. Virusi ka prekur dhe Piero Ausilion, i cili është drejtori sportiv i zikaltërve.

I infektuar edhe avokati i Interit, Anxhelo Kapelini, teksa emri i pestë është një pjesëtar i stafit teknik të ekipit që kryeson Serie A.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?