Greqi/ Alarm për bombë në metronë e Larisës dhe në dy hotele, evakuohen qytetarët

12 Mars 2023, 09:54| Përditesimi: 12 Mars 2023, 10:11

  • Share

GREQI- Një alarm për bombë në stacionin e metrosë në Larisa dhe në dy hotele ka ngritur në këmbë autoritetet greke.

Menjëherë, sapo u mor alarmi për bombë përmes një telefonate, policia evakuoi të gjithë personat stacionin e Larisës, si dhe dy në dy hotelet Metaxourgeio dhe Agios Panteleimonas.

Telefonata për alarimin për bombë mbërriti në komisariatin e policisë në orën 40 të mëngjesit dhe paralajmëronte shpërthimin e një bombe në stacionin e Larisës dhe në dy hotelet.

Policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në rrugën anësore Th. Diligianni, në rrugën Odysseos nga lartësia e Kolonou deri në kryqëzimin me Diligianni dhe në Michail Voda.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?