Alarm për bombë në shkollat ndërkombëtare në Spanjë, pezullohet përkohësisht mësimi

18 Dhjetor 2023, 14:47| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 15:49

  • Share

Liceu francez Molière në Zaragoza, Zhyl Verne në Tenerife dhe Shkolla St Georges në Madrid kanë qenë subjekt i kërcënimeve me bombë.

Shkollat ndërkombëtare, franceze dhe britanike, morën emaile të kërcënimit me bombë, duke çuar në pezullimin e përkohshëm të mësimit.

Qindra kërcënime për bomba kanë pezulluar punën në aeroporte dhe stacionet e trenave për disa muaj në Francë. Në mes të nëntorit, Ministria e Arsimit Kombëtar raportoi 788 alarme për bombë në shkolla që nga fillimi i vitit shkollor.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?