Foto ilustruese nga policia e Brukselit

Alarm për bombë në Bruksel, mbyllen dhjetëra shkolla

27 Nëntor 2023, 10:19| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 10:21

  • Share

Shumë shkolla në Bruksel dhe rajonin Brabant do të qëndrojnë të mbyllur gjatë ditës së sotme (27 Nëntor) për shkak të një alarmi për bombë të dielën në mbrëmje (26 Nëntor).

Sipas Reuters, organi i administratës Wallonie-Bruxelles Enseignement njoftoi se 27 shkollat po inspektohen nga policia, ndërsa gjatë ditës së sotme priten detaje të mëtejshme.

Në fillim të këtij muaji, disa shkolla brenda dhe jashtë Brukselit u evakuuan për shkak të kërcënimeve me bombë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?