Foto ilustruese

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës! Rezulton i rremë

26 Mars 2023, 21:10| Përditesimi: 26 Mars 2023, 22:56

  • Share

PRISHTINË- Një alarm për bombë në Prishtinë ka ‘ngritur’ në këmbë të gjithë strukturën e policisë së Kosovës.

Si pasojë e paralajmërimeve pasagjerët janë larguar nga objekti ndërsa është hapur panik.

 Pas kontrollit të kryer nga njësitë kompetente, ky alarm u zbulua se ishte i rremë.

"Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën."- thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se shpesh herë aeroporti i Prishtinës ‘kërcënohet’ me bombë dhe kanë qenë false.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?