Alarm për sulm ajror u shpall në të gjithë Ukrainën mëngjesin e sotëm pas raportimeve për një fluturim MiG-31K nga territori bjellorus, i cili mund të mbajë raketa hipersonike Kinzhal. Ai u ngrit nga fusha ajrore Machulishi në Bjellorusi, ndërsa një avion luftarak u ngrit nga baza ajrore Baranovichi pak më herët, raporton agjencia e lajmeve UNIAN.
Qytetarëve iu kërkua që të shkojnë menjëherë në strehimore dhe të qëndrojnë të sigurt deri në përfundimin e alarmit.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se SHBA dhe NATO duan të dominojnë zonën e Azi-Paqësorit. Duke folur para gazetarëve në në samitin e ASEAN të mbajtur në Phnom Penh, ai tha se SHBA dhe NATO po e militarizojnë këtë zonë me qëllim frenimin e interesave të Kinës dhe Rusisë.
Situata humanitare në Kherson është e rëndë, mungon uji, ilaçet dhe buka, sepse furrat nuk mund të përdoren pa energji elektrike. Alarmi u dha nga kryebashkiaku i Roman Holovnia, i cili theksoi se ushtria ruse shkatërroi të gjitha infrastrukturat para se të tërhiqej nga qyteti.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin zotohet për të forcuar lidhjet me Iranin! Zelensky: Janë zbuluar më shumë se 400 krime të rusëve në Kherson
S.S/ReportTv.al