Politikë

Patozi: Basha, pirati tokësor që lexon emra në Kuvend që të ‘kolliten’ në doganën e kunatit

28 Tetor 2021, 21:01| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 21:04

  • Share

Astrit Patozi e ka cilësuar Lulzim Bashën si ‘pirat tokësor’ që përmend emra ‘peshkatarësh’ (biznesmenë) në Kuvend që t’u vendosur gjoba, të cilat më pas mblidhen nga kunati i tij.

Reagimi i Patozit erdhi pasi Basha krahasoi Ramën, Berishën dhe Metën me Trekëndëshin e Bermudës. Me ironi Patozi shkruan se Basha ka 16 vjet duke pritur në breg çdo anije, që shpëton nga stuhitë, për t’u marrë atyre, jo vetëm peshkun por dhe të ‘kolliten’ në doganën e kunatit.

“Ia mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të flasë për rrezikun e trekëndëshit të Bermudës. Të drejtë ka Lul parimori, por kjo vlen vetëm për peshkatarët, që zgjedhin të gjuajnë brenda hapësirës së tij. Të cilët mund ta paguajnë edhe me jetë çmimin e lundrimit në mes të rrezikut, por ata e dinë qysh në fillim dhe e kanë bërë vetë atë llogari. Por jo për të tjerët. Dhe aq më pak për Lulin, si pirat tokësor, i cili ka 16 vjet duke pritur në breg çdo anije, që shpëton nga stuhitë, për t’u marrë atyre, jo vetëm peshkun, por për t’u shkulur edhe rrjetat, kur është mundësia. Ndaj edhe sot, jo rastësisht, menjëherë pas metaforës për Bermudën, u lexuan në parlament disa emra “peshkatarësh” me potencial të madh për t’u kollitur në doganën kurdoherë vigjilente të kunatit. Një faturë e kripur, të cilën ata tashmë të gjithë e kanë mësuar se i pret përherë në port, edhe në rastin fatlum po të arrijnë të shpëtojnë gjallë nga trekëndëshi i vdekjes”, shkruan Patozi.

Kryedmeokrati Lulzim Basha ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj Ramës, Berishës dhe Metës, duke thënë se ata të tre krijojnë trekëndëshin e Bermudës. Ky ishte sulmi i parë i drejtëpërdrejtë i Lulzim Bashës edhe ndaj Ilir Metës, duke e lidhur atë me Berishën, një dyshe që ai tashme i lidh bashkë edhe në luftën kundër tij në Partinë Demokratike.


Lajmi kryesor:

Basha-Ramës: Më ke frikë se të kam mundur! Meta dhe Berisha e kanë fajin që ti je aty, shko bashkohu me ta bëni bashkë 'trekëndëshin e Bermudeve


  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?