Bota

Akuzohet si e padrejtë dhe diskriminuese, qeveria amerikane nuk do të detyrojë qytetarët e saj të posedojnë një pasaportë COVID

7 Prill 2021, 09:19| Përditesimi: 7 Prill 2021, 14:33

  • Share

SHBA- Qeveria amerikane, nuk do të detyrojë amerikanët të tregojnë pasaportën COVID, për të provuar se janë të vaksinuar.

Ky vendim ka ardhur në kuadër të shqetësimeve të ngritura, të cilat e konsiderojnë pasaportën COVID si të pasigurt dhe diskriminuese.

Sekretarja i shtypit në Shtëpinë së Bardhë, Jen Psaki tha se qeveria amerikane nuk po mbështetë dhe nuk do të mbështesë, një detyrim të tillë i cili shkel privatësinë e amerikanëve.

Guvernatori i Teskasit, Greg Abbott, ditën e djeshme, përmes lëshimit të një urdhërimi, ndaloi kërkesën e pasaportës së vaksinimit ndaj qytetarëve.

Edhe eksperti i shëndetësisë, Anthony Fauci, në një deklaratë për mediat, e mbështeti këtë vendim duke thënë se amerikanët nuk do të jenë të detyruar të tregojnë pasaportën COVID, për të provuar se janë vaksinuar.

Fauci shtoi se qeveria amerikane do të mundohet të mbajnë balancën e drejtësisë dhe barazisë, por nuk mund të kontrollojë çdo biznes privat i cili do të ketë si kusht për të ofruar një shërbim, posedimin e pasaportës COVID.

SHBA prej kohësh kryeson vendin e parë në “listën e zezë” sa i përket pandemisë dhe pasojave socio-ekonomike të saj.  

Numri total i infektimeve ka shkuar 31,560,438, ndërsa ai i viktimave është 570,260 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria amerikane ka në administrim 4 lloje të ndryshme vaksinash, Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe “Johnson and Johnson” dhe procesi i vaksinimit ka tejkaluar cdo pritshmëri.

SHAB tashmë ka vaksinuar kundër COVID-19, 1/3 e popullsisë..

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?