Ardian Çapja

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, Ardian Çapja: Akuzat ndaj meje, të montuara nga prokuroria e Elbasanit! Jam i pafajshëm

19 Prill 2023, 13:20| Përditesimi: 19 Prill 2023, 18:42

  • Share

Ardian Çapja,  përmes avokatëve ka dorëzuar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe një material me 30 faqe ku kërkon të shpallet i pafajshëm. Ai ka treguar në Gjykatë se procesi ndaj tij për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit në gusht të 2012, është montuar nga Prokuroria e Elbasanit. Sipas tij, prokurori Ritvan Suka që po heton ngjarjen e shkurtit të 2016, ku mbetën të vrarë dy familjar të Çapjas dhe plagosjen e 8 të tjerëve, nuk po e zbardh sepse është përfshirë politika.

"Janë tre autorë që është provuar se janë përfshirë në masakrën ndaj familjes time e po ashtu edhe politika. Ata që donin të mbanin pushtetin dhe ato që donin të siguronin vota. Edhe avokati i ndjerë Ravik Gurra ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe ka vënë dispozicion materiale për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe ka dyshime se ai është vrarë për informacioneve që dispononte.".

Në materialin e dorëzuar në Gjykatë, ai kundërshtonte të gjitha dëshmitë e  bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke pretenduar se është instruktuar nga Prokuroria e Elbasanit me qëllim përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

Në nëntor të vitit të kaluar, Ardian Çapja ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO ku ka përfshirë edhe një politikan të lartë me emrin “Taulant” duke u shprehur se ky i fundit del edhe në përgjimet e bëra për ngjarjen kriminale të 3 shkurtit në vitin 2016 ku iu vra vëllai Agroni dhe 2 të tjerë, ndërsa 10 të tjerë mbetën të plagosur.

Ai dëshmonte asokohe se përgjimet ku dilte ky politikan u asgjësuan (kjo për shkak të ligjit të aso kohe ku nëse një politikan dilte në përgjigje procesi bllokohej). Çapja vijonte edhe më tej duke thënë se “Taulanti”, mbiemrin të cilit refuzonte ta thoshte me pretendimin se i rrezikohet familja, e ka marrë në telefon ku i ka ofruar ndihmë, por ai e ka refuzuar pasi nuk kishte nevojë.

Në shtator të vitit 2021 GJKKO dërgoi për gjykim dosjen e Ardian Çapjas dhe 3 të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqiri në vitin 2012.

 


Lajmi kryesor:

Drejtësi pas 11 viteve për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në Elbasan! 3 burgime përjetë, mes tyre Ardjan dhe Florenc Çapja! 2 dënime me 25 vite burg dhe një 15 vite


B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • shefi: 19/04/2023 18:43

    o jua them un qe ky e gjith fisi i tij jan te pa fajshem.jan gjithmon pun shtepi e shtepi epune.gjith keto pasuri qe kan esht fale djerses se tyre plus kan fitu dhe telebingo jan te drejte si draperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?