Milan Radoiçiç

Akuzohet se organizoi sulmin terrorist në veri të Kosovës, Interpoli lëshon urdhër-arresti për Milan Radoiçiç

6 Dhjetor 2023, 21:11| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 21:25

  • Share

Interpol-i ka lëshuar urdhër arresti për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç i cili dyshohet se është edhe organizator i sulmit të Banjskës më 24 shtator, ku u vra edhe polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Muaj më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar video nga banesa dhe vila e Radoiçiç për të dhënë prova që udhëheqësi i grupit që kreu sulmin në Veri të Kosovës ishte Radoiçiç.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, gjithashtu është sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Ndonëse Gjykata e Beogradit e liroi dhe e ndaloi të dilte nga territori i Serbisë e të shkojë në Kosovë pas ndalimit për sulmin në Banjskë, një padi për terrorizëm është depozituar ndaj Milan Radojicic dhe 30 personave të tjerë nga avokati serb Cedomir Stojkovic.

Ndërkohë Prokuroria e Lartë Publike në Beograd konfirmoi se do të apelojë vendimin e gjykatës që e liroi nga paraburgimi Radoiçiçin, i cili akuzohet për disa krime në lidhje me organizimin e grupit që shkaktoi agresion në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Autoritetet serbe e akuzojnë për blerje të armatimeve me fuqi shkatërruese nga Tuzla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator kur ndodhi sulmi në Banjskë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?