Efektivi i policisë së Lezhës Kol Kola

Kronikë

Akuzohet se ngacmoi të miturën, efektivi i policisë në Lezhë: Ngjarja e inskenuar

5 Maj 2021, 11:59| Përditesimi: 5 Maj 2021, 15:06

  • Share

LEZHË- "Kam qenë duke lëvizur me makinë në Ishull-Lezhë dhe e mitura më ka dalë para në rrugë e më kërkuar ta çoj tek një banese në qytetin e Lezhës"! Kështu është shprehur para hetuesve, efektivi i policisë së Lezhës Kol Kola i cili u arrestua të martën për ngacmim seksual të një vajze 13-vjeçare. 62-vjeçari mësohet të ketë thënë se e gjitha ngjarja është e inskenuar, duke mohuar ta ketë ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. Ndërkohë në lidhje me rastin, prokuroria po vijon hetimet dhe ndaj policit është ngritur akuza “Ngacmim seksual”. Ai po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë në Lezhë në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë. Kol Kola 62-vjeç banues në Lezhë, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprën penale, “Ngacmim seksual”.

Ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshës 13-vjeçare nxënëse në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Lezhës. Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësi i policisë Kol Kola ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim.

Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale. Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa dhe menjëherë ka bërë kallëzim, duke rrëfyer atë çfarë i kishte ndodhur. Nisur nga kallëzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se efektivi i policisë Kol Kola ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?