Tiranë/ Akuzohet se ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës, gjykata lë në burg të riun

27 Nëntor 2023, 12:02| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 13:46

  • Share

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg për Marash Gjoklajn, që akuzohet për ngacmim seksual dhe kanosje. I riu që në rrethana të dyshimta sapo kishte dalë nga burgu për vepër të ngjashme penale, u arrestua këtë fundjavë, pasi u denoncua nga një 19 vjeçare me pretendimin se e kishte ngacmuar seksualisht në ambientin e saj të punës.

Në të njëjtën ditë, Gjoklaj kishte ngacmuar dhe kanosur me thikë edhe një 20 vjeçare në “Rrugën e Dibrës”. Para togave të zeza 27-vjeçari deklaroi këtë të hënë se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet.

Policia thotë se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht. Mbeten ende të paqarta argumentet e gjykatës se mbi çfarë baze i ka dhënë të riut lirinë pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale.

Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe videon nga momenti kur 27-vjeçari Marash Gjoklaj ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual pranë një biznesi në Tiranë këtë fundjavë, për të cilën edhe përfundoi në pranga.

Herën e parë – thotë ajo - e ka ngacmuar me fjalë fyese, është afruar te banaku e ka kapur nga dora dhe ka tentuar ta fusë në magazinë duke e goditur. Ndërsa herën e dytë – sipas dëshmisë së shitëses - ka tentuar të abuzojë seksualisht, por e reja ka mundur të dalë në rrugë, pasi është përleshur me të dhe të kërkojë ndihmë nga kalimtarët.

Marash Gjoklaj rezulton se në 2017-ën, ka tentuar të grabisë me thikë edhe një 42 vjeçare në Durrës. Por si pasojë e ndërhyrjes së djalit të qytetares, Marash Gjoklaj  u mor peng dhe më pas u dhunua fizikisht nga 3 persona në bodrumin e një pallati.

Ora 13:26
U la në burg nga gjykata, dalin pamjet kur 27-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën në vendin e punës

Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur i riu Marash Gjoklaj i cili u la në burg në akuzën e ngacmimit seksual, ngacmon seksualisht një shitëse dyqani në rrugën e Dibrës.

I riu ka hyrë në dyqan dhe i është drejtuar shitëses me fjalët: Do ta provosh pak k*** dhe më pas i ka drejtuar dorën!

Në deklarimin e saj kjo shtetase shton se ajo nuk e njeh këtë person dhe nuk e ka parë kurrë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajri: 03/12/2023 22:06

    Ky duhet tredhur perpara pastaj ne birucw

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?