34-vjeçari shqiptar

Akuzohet se kërcënoi me kaçavidë partneren, 34-vjeçari shqiptar: Ajo dëshiron të më shkatërrojë! Më ka thënë se do hedhë helm miu në ushqimin tim

10 Gusht 2022, 22:48| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 22:54

  • Share

Një 34-vjeçar shqiptar që akuzohet se ka kërcënuar me kaçavidë partneren e tij 26-vjeçare rrezikon të dënohet me 14 vite burg. Shqiptari i identifikuar me inicialet T.L., foli për mediat greke në lidhje me akuzat për dhunë në familje duke mohuar çdo gjë ndërsa thekson se është i tronditur nga ngjarja dhe mendon se partnerja e tij ka probleme të shëndetit mendor.

Ai është një shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Volos dhe punon në një kompani komunale. Sipas tij, nuk e ka kërcënuar në asnjë moment as me fjalë, as me kacavidë. Por kërkon të kthejë të gjithë historinë duke pretenduar se partnerja e kishte kërcënuar në të kaluarën.

“Kam mbetur pa fjalë dhe nuk e di për çfarë është. Çfarëdo që të them është pak. E kam paditur për shpifje, por nuk e mbajtën sepse ajo e ka fëmijën. Ajo më ka kërcënuar se do të më hedhë helm miu në ushqimin tim. Nuk e di pse. Jam i shokuar. Kjo grua dëshiron të më shkatërrojë. Problemi i vetëm është në trurin e saj. Nuk do prokuror, do psikolog” tha ai.

I pyetur nëse në të ardhmen do të bëjë përpjekje për t’u kthyer sërish në shtëpi dhe krah saj, u shpreh se do të kërkojë për banesë tjetër por është i bindur se 26-vjeçarja do e kërkojë. Por kur kjo të ndodhë, thekson se do të jetë tepër vonë. 

“Nuk po kthehem më në shtëpi. Do kërkoj të gjej një shtëpi tjetër. Ajo është e lirë të jetojë jetën e saj dhe të mos ketë frikë për jetën dhe fëmijën e saj. Të kthehet në shtëpi me fëmijën e saj, sepse fëmija po vuan. Por kur ajo të humbasë durimin, do të jetë tepër vonë për të gjithë ne. Ajo do të mendojë për atë që ka bërë dhe do ta gjejë veten në një rrugë pa krye. Mos mendoni se për shkak të punësimit në Bashki do t'i zgjidhen problemet. Unë punoj që në moshën 14 vjeç dhe jam 34. Nëse do të shkoja në burg a do të ishte e lumtur ajo? Nëse do të hyja brenda ajo do të humbiste paratë që hynin në shtëpi. Tani do të kërkoj ta shoh fëmijën tim përmes sistemit gjyqësor”, tha 34-vjeçari.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?