Etjon Joka

Akuzohet se bleu vota, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kandidatin e LSI për deputet! Etjon Joka: Gjithçka e stisur nga Alqi Bllako

29 Korrik 2022, 14:01| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 14:03

  • Share

Prokuroria e posaçme kërkon dënimin me 1 vit burg për kandidatin për deputet te LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka, i cili u filmua teksa jepte para ne këmbim të shitblerjes së votave.  Po ashtu 1 vit u kërkua edhe për Elis Babo personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i janë dhënë parat nga Joka.

Ndërkohe vet ish-kandidati për deputet nëpërmjet avokatit të tij deklaroi se gjithçka ka qene e stisur nga kundërshtaret e tij politik si Alqi Bllako i arrestuar për Inceneratoret. Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte ne lidhje me videon, telefonin që është bëre filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundershtaret e Jokës në zgjedhje. 

Ndërkohë i pandehuri tjetër Elis Babo  nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arditi: 29/07/2022 20:49

    Prandaj u fshehe ti si kurve deri sa te kapen? Bq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?